Qeveria shqiptare ka vendosur që të fusë në përdorim kartën portugeze anti-krizë, siç ky shtet iberik e futi në punë pas vitit 2008, duke joshur moshën e tretë të vendeve të Europës me vila e jetë në bregdet.
Siç informon TCH, përmes një drafti të iniciuar nga Ministria e Diasporës, qeveria ka dërguar për votim në Kuvend heqjen e tatimit mbi të ardhurat nga pensionet për një sërë kategorish të shtetasve të huaj.
TC vijon të thotë se për pensionistët e vendeve të BE-së që vijnë të jetojnë në Shqipëri, tatimi mbi të ardhurat hiqet me marrjen e lejes së qëndrimit. Ndërsa për pensionistët e vendeve të tjera jashtë BE-së, kjo lehtësirë përfitohet me marrjen e nënshtetësisë shqiptare.
Gjithashtu, përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat përfitojnë edhe shtetasit me origjinë shqiptare që marrin pension nga një vend i huaj, por që jetojnë në Shqipëri duke përfshirë dhe emigrantët.
Kështu, qeveria tenton jo vetëm të kompensojë sadopak ikjet njerëzore, ama vetëm si fuqi blerëse, por që dhe të mundësojë shtimin e xhirimi të parasë në treg nëpërmjet blerjëve të sa më shumë apartamenteve. /tesheshi.com/