Në nisje të ditës së votimit, kryeminstri Rama përcolli një mesazh për votuesit, dukë thënë se nga kjo ditë Shqipëria duhet të dalë kryelartë.
“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkroi i pari i qeverisjes. /tesheshi.com/