Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqipëria i ngjit “sëmundjet politike” Kosovës: përplasje mes pushtetit qendror dhe atij lokal për 51 autobusë

by te Sheshi
15/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Shqipëria i ngjit “sëmundjet politike” Kosovës: përplasje mes pushtetit qendror dhe atij lokal për 51 autobusë

Nga Bashkim Kastrati

Blerja e 51 autobusëve të rinj në Komunën e Prishtinës ka dal të jetë “mollë sherri” në mes të këtij institucioni dhe nivelit qendror të Kosovës. Komuna e Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, kohë më parë ka hapur tenderin për blerjen e 51 autobusëve të rinj me anë të së cilëve do ta zbuste kaosin në trafikun e kryeqytetit. Kjo është një kredi e butë në vlerë prej 10 milionë eurove.

Por marrja e kësaj kredie nuk mund të bëhet pa u dhënë drita e gjelbër në Kuvendin e Kosovës nga ana e deputetëve dhe nënshkrimit të kontratës nga Ministria e Financave që drejtohet nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Komuna e Prishtinës e akuzon Ministrinë e Financave që tash e tetë muaj nuk po ia nënshkruan garancinë për blerjen e këtyre autobusëve në mënyrë që të finalizohen procedurat. Ndërkaq, krerët e Komunës së Prishtinës kanë deklaruar se ky bllokim po bëhet për shkaqe politike, në mënyrë që Komuna e Prishtinës të mos ketë sukses me këtë projekt, pasi që 51 autobusët do të ishin të dukshëm si punë e mirë e menaxhmentit aktual.

Komuna e Prishtinës me anë të një komunikate për media ka sqaruar opinionin publik rreth negociatave me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-in për projektin e  autobusëve të rinj që do të operonin në Prishtinë.

Gjithashtu, komunikata  sqaron edhe kontaktet e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave dhe theksohet se të gjitha negociatat kanë përfunduar gjatë muajit gusht.

“Në ato negociata dyditore, Ministria e Financave, Komuna e Prishtinës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, janë dakorduar dhe kanë nënshkruar kushtet e kredisë. Duke u bazuar në dakordimin me Ministrinë e Financave, BERZH-i ka dërguar kredinë në aprovim në bord më 3 shtator 2015. Po mos të kishte dakordimin e Ministrisë së Financave nuk do ta dërgonin, sepse ky ishte parakusht. Që nga gushti i vitit 2015, Ministria nuk ka dërguar as edhe një letër, dhe po ashtu nuk ka kërkuar asnjë sqarim nga Komuna. Kemi dëshmi të emaileve të panumërta nga BERZH-i, duke pyetur se çka po ndodhë. Kur para dy jave në vizitë erdhi një delegacion i lartë i BERZH-it, sa për tu arsyetuar Ministria e Financave ka ftuar Kryetarin e Komunës në takim, ku për çudi ka kërkuar autorizimin, për të cilin ata e kanë ditur se ka ekzistuar qysh në fillim”, thuhet në sqarimin e komunës.

Aktualisht në Prishtinë operojnë disa autobusë shumë të vjetër që nuk i plotësojnë aspak kushtet për të kryer këtë shërbim për qytetarët.

Duke marr parasysh situatën e lartcekur ka filluar një fushatë e cila ka për qëllim ta shtyjë këtë çështje përpara. Ata kanë nisur edhe  një peticion i cili do të dërgohet në adresë të Ministrisë së Financave.

Formulari do të jetë online dhe do të iu mundësoj qytetarëve që në këtë formë ta plotësojnë peticionin.

“Qytetarët e Prishtinës, kanë formuar një  peticion  në formën online, që t’ i dërgojnë Ministrisë së Financave, kërkesën për blerjen e autobusëve . Formularët e peticionit janë gati. Derisa të bëhemi gati që të dalim me shtande nëpër qytet, bëjmë apel te qytetarët që ta shkarkojnë PDF-në e formularit online. Në këtë mënyrë peticionin mund ta shtypni e plotësoni vetë, dhe më pas i grumbullojmë të gjitha nëpër pika të caktuara të grumbullimit”,  thuhet  në shkresën e tyre.

Iniciativa ka gjetur përkrahjen e shumë qytetarëve

Krenar Shala, aktivist i shoqërisë civile është iniciator i kësaj fushate e cila ka për qëllim që të bëjë presion mbi Ministrinë e Financave për të zhbllokuar blerjen e autobusëve.13062311_10154246205538169_2727824887788765977_n

“Arsyeja e ndërmarrjes së kësaj nisme është rritja e presionit publik ndaj institucioneve përkatëse, në këtë rast Ministrisë se Financave dhe Komunës se Prishtinës për të zhbllokuar dhënien e kredisë nga ana e BERZh-it për blerjen e 51 autobusëve”, thotë Shala.

Ai thotë se që nga pas-lufta, qytetarët e Kosovës përballen në komunikacion të dendur dhe shumë stresues, i cili është duke ua rënduar jetën tej mase. Për këtë shkak, kjo nismë gjeti përkrahje të gjithë qytetare dhe pa dallime partiake.

“Konsiderojmë që kjo nisme duhet të përkrahet nga çdo qytetar i Kosovës pasi që realizimi i synimit të saj do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e jetës se banoreve të Prishtinës dhe gjithë Kosovës”, theksoi Shala. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Saimir Tahiri: Fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës, për kë e ka fjalën ministri?!

Saimir Tahiri: Fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës, për kë e ka fjalën ministri?!

Financial Times: ja çfarë i tha Erdogan kreut të NATO-s në lidhje me dominimin ushtarak të Rusisë mbi Detin e Zi

Financial Times: ja çfarë i tha Erdogan kreut të NATO-s në lidhje me dominimin ushtarak të Rusisë mbi Detin e Zi

Çimka, mbërthecka, brekë…një histori mbi 10-vjeçare denoncimesh politike me “zë e figurë”

Çimka, mbërthecka, brekë...një histori mbi 10-vjeçare denoncimesh politike me “zë e figurë”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni