Shqipëria i është bashkuar Kosovës në bojkotimin e e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit Rajonal-SEECP në Bosnje.
Ka qenë ministri i Jashtëm në detyrë, kosovari Gent Cakaj, ai që njoftoi këtë hap, duke shkruar në Tëetter.
“Shqipëria e anulon paraqitjen në Samitin e SEECP në shenjë solidariteti me Kosvën. Tretmani nga organizatorët është i papranueshëm dhe është në kundërshtim të krijimit të një atmosfere besimi, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa tretman të barabartë. #TëBashkuarQëndrojmë.”, ka thënë Cakaj në postimin e tij.
Bojkoti u njoftua një ditë më parë nga presidenti Thaçi, i cili tha se askush nuk mund ta nënshtrojë Kosovës. Gjithçka vjen si reagim ndaj Presidencës serbe të Bosnjes, më saktë Milorad Dodikut, i cili tha se ftesën Thaçit ia bën si përfaqësues nga Prishtina e jo si presdent i një shteti të pavarur. /tesheshi.com/