Shqipëria humbi këtë të enjte një tjetër emër të madh të artit, këngëtaren Anita Take.
E njohur si zonja fisnike e këngës së lehtë shqiptare, ajo ishte njëherësh dhe nënë e një familjeje artistësh, duke qenë gjithashtu bashkëshorte e të madhit Agim Prodani, ikur nga kjo botë vite më parë.
Edhe pse në moshë të thyer, ajo ruante linjat e një gruaje të mbajtur dhe plot energji. Nga skena nuk u shkëput asnjëherë dhe deri para pak kohe interpretonte, madje dhe live, pa asnjë sforcim vokal apo ngërç fizik.
Anita Take i përkiste periudhës së artë të këngës së lehtë shqiptare të viteve ‘60-’70 duke lënë pas një repertor ta pashlyer nga kujtesa e brezave.
Kështu, me të arti shqiptar humb një tjetër emër të madh, kësaj radhe në muzikë. /tesheshi.com/