Shqipëria ka regjistruar një ndër humbjet më dramatike në përballje me Turqinë, duke pësuar një gol në minutën e fundit, e kjo si pasojë e një daljeje të gabuar të Strakoshës.
Ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola, e ku ndërkohë rastet më të pastra i patën kuqezinjtë, katër sosh me Manajn, kur një aksion rutinë i turqve, tejet anemikë, u shndërrua në gol nga Tosun. E gjitha ndodhi në minutën e ’90.
Edhe trajneri Edi Reja, trajneri italian i kuqezinjve, tha se kje ishte humbja më dramatike në karrierën e tij. /tesheshi.com/