Në Shkup është mbajtur një konferencë rajonale me përfaqësuesit e katër shërbimeve policore të Ballkanit Perëndimor.
Shtetet pjesëmarrëse në këtë konferencë ishin Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.
Ajo që bie në sy është se Serbisë nuk i ka penguar pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë, e cila është paraqitur me simbole shtetërore.
Në fotografitë e shpërndara nga misioni EULEX në Kosovë, i cili kishte ndihmuar në organizimin e konferencës, shihet se si flamuri i shtetit të Kosovës qëndron në mes të atij të Shqipërisë dhe të Serbisë, raporton koha.net.
Ndërkaq, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë qenë të ulura përball njëra tjetër, ku para vetes secili prej tyre ka pasur flamurin e shtetit përkatës.
Ky është një prej rasteve të rralla kur Kosova pranohet si shtet me të drejta të plota nga Serbia, e cila formalisht Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj.
/tesheshi.com/