Sipas Indeksit të Pranueshmërisë së Migrantëve të organizatës amerikane për hulumtime Gallup, shtetet e Evropës lindore janë me kuotat më të ulët të migrantëve në botë.
Kosova gjendet përafërsisht në mesin e listës me indeks 4.17, ndërsa Shqipëria gjendet në mes shteteve më të hapura ndaj migrantëve me indeks 7.22 (SHBA-të gjenden vetëm dy vende mbi Shqipërinë me indeks 7.27).
Shtetet më të hapura në botë ndaj migrantëve janë Islanda (8.26) dhe Zelanda e Re (8.25).
Maqedonia është shteti me indeksin më të ulët në botë për pranueshmërinë e migrantëve (1.47 nga 9.00), ndërsa Serbia është njëra nga katër shtetet me indeksin më të ulët në botë (1.80). /tesheshi.com/