Ish-kryeministri Fatos Nano, lideri historik i socialistëve, do të jetë një nga mijëra shqiptarë që do të ndjekin takimin Shqipëri-Itali, që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Nano mësohet se do të jetë në atë që quhet tribuna VIP, atje ku gjithashtu kanë vendettë rezervuara edhe presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, kryeministri Rama, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli etj.
Nano është parë në qytetin e Shkodrës në orët e pasdites, i shoqëruar nga djali i tij i madh, Sokoli. /tesheshi.com/