Në Kazakistan tashmë mund të shkohet pa vizë.
Është ministrja Xhaçka ajo që njofton udhëtimin pa viza me këtë shtet ish-sovjetik,
“Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.
E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, thuhet nga gruaja në krye të diplomacisë shqiptare.
Kazakistani është një vend që me emrin e Behxhet Pacollit, pasi biznesmeni i njohur kosovar, njëherësh dhe figurë politike, ka gjurmët e tij aty në ndërtimet e shumta post-komuniste. /tesheshi.com/