Shqipe Pantina, kolegja deputete e Albuena Haxhiut arrestuar sot nga Policia e Kosovës, për të cilën u dhanë 30 ditë paraburgim, është treguar e habitur me çuarjen në qeli të saj.
Ajo ka kërkuar që në vazhdën e arrestimeve të deputetëve, të çohet në burg e gjithë opozita e jo vetëm disa emra të përveçëm. Duke folur për Info Magazinë në Klan Kosova, Pantina u shpreh:
“Albulena Haxhiu nuk ka hedhur asnjëherë gaz lotsjellës. Mirëpo as veprimi i Donika Kadaj Bujupit e as i Faton Topallit nuk ka qenë individual, për shkak se vendimi nuk ishte i tyre për të hedhur gaz. Nëse duhet arrestuar dikë, duhet arrestuar e tërë opozita e jo vetëm deputetët që tashmë janë në paraburgim”, ka thënë pra deputetja e Vetvendosjes. /tesheshi.com/