Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqetësuese: Kosovës po i shtohen drogaxhinjtë

by te Sheshi
05/02/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Shqetësuese: Kosovës po i shtohen drogaxhinjtë

Nga Bashkim Kastrati

Në Kosovë, numri i përdoruesve të drogave po shënon rritje të vazhdueshme. Sipas institucioneve dhe një organizate joqeveritare, ka një trend të rritjes së përdorimit të drogave të ndryshme sidomos tek grupmoshat e reja. Ata thonë se mosha mesatare e atyre që fillojnë për herë të parë të abuzojnë me narkotikë është kryesisht e re (16 vjeçare), si në zonat urbane, po ashtu edhe ato rurale.

Pavarësisht se nuk ka të dhëna të sakta, sipas disa hulumtimeve, numri i përdoruesve të kohëpaskohshëm të substancave narkotike në Kosovë është rreth 20 mijë, ndërsa atyre që e përdorin rregullisht është rreth 5 mijë.

Edhe përkundër përpjekjeve të autoriteteve të rendit që të parandalohet përdorimi dhe shitja e drogave, qasja deri të shitësit e drogave nuk është shumë e vështirë, gjë që është një shqetësim.

Policia e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm për luftimin e trafikimit të narkotikëve në Kosovë. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), njihet si ndër më të suksesshmet dhe më rezultateve në kapjen e drogave dhe asgjësimin e grupeve kriminale që merren me kontrabandimin e tyre.

Zyra për informim  e Policisë së Kosovës në një përgjigje elektronike për tesheshi.com ka thënë se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik angazhohet  në veprimtarinë e parandalimit, hetimit, zbulimit dhe arrestimit të personave që kryejnë të gjitha format e veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat)  të parapara me legjislacionin e Republikës se Kosovës.

tabela me te dhenat per drogat

Ja sa persona janë arrestuar dhe sa grupe kriminale janë asgjësuar

Kjo drejtori vetëm gjatë vitit 2015 ka hetuar 1649 raste, ndërsa ka realizuar 604 operacione. Nga këto operacione janë arrestuar 1320 persona, janë ngritur 894 kallëzime penale, ndërsa ka arritur që të shkatërrojë 43 grupe të organizuara kriminale dhe është arritur që të kapen me qindra kilogramë drogë të llojeve të ndryshme. Të dhënat më të detajuara janë të paraqitura në tabelë.

“Kjo drejtori bënë analizat e të arriturave, krahasimi i statistikave dhe sfidat me të cilat ballafaqohet dhe vlerësimi i realizmit të aktiviteteve të parapara me Strategjinë kombëtare dhe planin e Veprimit. Drejtoria punon në sistem unik të centralizuar, duke përfshirë Sektorin Qendror, Njësinë për bashkëpunim dhe Parandalim dhe gjashte njësi rajonale në drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas policisë, kujdes i veçantë i  kushtohet fushës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe parandalimit.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik angazhohet ne realizimin e Objektivave te parapara me Strategjinë Kombëtare Kundër drogës dhe implementimin e Planit te Veprimit. Përkushtim i shtuar i është kushtuar parandalimit dhe zvogëlimit të ofertës dhe furnizimit.  Është formuar njësia e Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik edhe në rajonin e Mitrovicës- Veri, e cila ka gjashtë zyrtarë Policor”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ja cilat droga po përdorën më së shumti në Kosovë

Organizata joqeveritare “Labirinti” është e vetmja në Kosovë që merret me rastet e personave që përdorin drogat. Drejtuesit e “Labirinti” kanë thënë për tesheshi.com se kjo organizatë funksionon në bazë të dy sektorëve: Sektori i parandalimit, i cili merret me informimin dhe edukimin e përdoruesve të drogës dhe opinionin e gjerë për drogat dhe rreziqet që mund t’i sjell abuzimi i tyre.

“Në kuadër të këtij sektori organizohen projekte të ndryshme edukative dhe informuese për të rinjtë. Dhe sektori i trajtimit që përbehet nga stafi multidisiplinar dhe ofron këto shërbime: Psiko-faramakoterapi, detoksifimim ambulator, testime të shpejta për detektimin e drogës, psikoterapi i individuale, grupore dhe familjare. Këshillim për prindër dhe të interesuar të tjerë. Testim dhe këshillim vullnetar për HIV, Hepatit B, Hepatit C. Gjithashtu ne ofrojmë programin e terapisë mbajtëse me Metadon. Sigurisht që është një numër i madh i personave që përfitojnë nga shërbimet e lartpërmendura”, thuhet në përgjigjen e “Labirintit”.

Në bazë të dhënave të “Labirintit” i cili gjatë 6 viteve të fundit po përcjell rregullisht se çfarë po ndodh me klientët e tyre, në vitin 2012 ka pasur 17 raste fatale për shkak të tej dozimit. Ky ishte një prej viteve më tragjike në Kosovë, sa i përket fataliteteve për shkak të abuzimit me droga.

Sipas kësaj organizate, sa i përket trendit të përdorimit të drogave, përgjigja më e duhur mund të jetë se përdorimi është rritur, por njëkohësisht edhe ka ndryshuar. Kjo i bie se përdorimi i drogave të lehta (kanabisit) është rritur dukshëm, por drogës të tipit heroinë ka pasur rënie nder vite.

“Sa i përket së moshës mesatare të përdorimit të drogave, drogat e lehta siç është Kanabisi, përdoret me shumë tek moshat e reja (adoleshentë), ndërsa drogat tipit kokainë dhe heroinë tek moshat më të rritura. Sipas statistikave të Qendrës Evropiane për Përdorim të Drogave (EMCDDA) dhe disa hulumtimeve nacionale që janë bërë për ketë dukuri, shihet se kanabisi është droga më e përdorur në Kosovë, por edhe në mbare botën. Drogat jo vetëm në Kosovë, por edhe shumicën e vendeve në botë, gjinden jashtëzakonisht lehtë”, thuhet në përgjigjen e organizatës “Labirint”.

Fatkeqësisht në Kosovë nuk ekziston Qendra për Rehabilituese për shërim dhe ndërprerjen e abuzimit me droga, dhe se narkomanët mund t’i lajmërohen vetëm “Labirinti” për ndihmë afat shkurte ose repartit në klinikën Psikiatrike, ku kushtet nuk janë të mira, sepse janë të përzierë me pacientë tjerë.

“Labirinti” apelon tek prindërit që të tregojnë interes për mënyrën e jetesës dhe jetën e përditshme të fëmijëve të tyre, të vëzhgojnë sjelljet dhe ndryshimet eventuale të tyre, të bisedojnë dhe të vendosin së bashku për gjëra të ndryshme, si dhe t’u besojnë fëmijëve, por duke iu vendosur disa limite. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Shqipëria miqësore me Gjermaninë?! De Biazi thotë “po”

Shqipëria miqësore me Gjermaninë?! De Biazi thotë “po”

Produktet duhura për të mposhtur pagjumësinë

Produktet duhura për të mposhtur pagjumësinë

Shoqëria e ngushtë me Ben Blushin: kur Rama kursente Kiçon nga tallja me kinemanë socrealiste shqiptare

Shoqëria e ngushtë me Ben Blushin: kur Rama kursente Kiçon nga tallja me kinemanë socrealiste shqiptare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni