Ndërsa Gjykata Speciale pritet javët e ardhshme të ngrit aktakuzat e para, avokati Arianit Koci ka shprehur shqetësimin për mosinteresimin e institucioneve rreth punës së kësaj gjykate, gjë që sipas tij drejtues të Serbisë po bashkëpunojnë më të.
Koci, përmes një shkrimi në Facebook thotë se interesi i Kosovës është që të hetohet çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqitur në raportin e Dick Marty-t.
“Derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, dhe zotohet se do t’ju japë ndihme gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e organeve relevante të shtetit tonë, nuk e kanë as informacionin më të vogël se çka po ndodh, edhe pse formalisht, Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar Koci.
Ai më tej shton se institucionet nuk duhet qëndruar duarkryq, kur mbetjet e regjimit millosheviqian po punon aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës, dhe të njëjtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK-së ta njollosin sa më shumë.
“Prandaj, duhet ti parandalojmë subverzionet informative të organeve të sigurisë të Serbisë”, thotë Koci. /tesheshi.com/