Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shpjegimi në “The Economist”: peripecitë nga shkëmbimi i territoreve në Ballkan

by te Sheshi
20/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Shpjegimi në “The Economist”: peripecitë nga shkëmbimi i territoreve në Ballkan

Nëse Kosova dhe Serbia shkëmbejnë pjesë toke, procesi nuk do të përfundonte me kaq.

Dhjetë vjet më parë, Kosova njoftoi pavarësinë nga Serbia. Shqiptarët e saj, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë, festuan këto ditë. Por, serbët e saj, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në enklava, nuk festuan.

Serbia nuk e njeh Kosovën, e cila dikur ka qenë provinca e saj jugore, dhe serbët e Kosovës ende e konsiderojnë veten qytetarë të Serbisë. Situata është tipike për Ballkanin, ku kufijtë janë, për të thënë të vërtetën, një ngatërresë e madhe. Kështu që ka serbë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë, ku ata kanë edhe republikën e tyre (Republika Srpska), ka shqiptarë dhe boshnjakë muslimanë që jetojnë në Serbi, dhe grekë që jetojnë në Shqipëri. Së fundmi, autoritetet serbe propozuan diskutimin për një shkëmbim territoresh me homologët e tyre shqiptarë të Kosovës. A është kjo një ide e arsyeshme?

Në vitin 1923,  Greqia dhe Turqia ranë dakord të shkëmbejnë rreth 2 milionë njerëz. Pjesa më e madhe e qytetarëve greqishtfolës, të krishterë ortodoksë të Turqisë u dërguan në Greqi dhe muslimanë nga Greqia u dërguan në Turqi. Ishte një risistemin brutal, por, duhet vënë në dukje se zbatuesit e tij, Greqia dhe Turqia nuk kanë hyrë në luftë prej asaj kohe. Vendi i vetëm ku grekët dhe turqit kanë luftuar njëri-tjetrin është Qipro, ku popullsitë e tyre mbeten të përzjera. Kjo ka frymëzuar nacionalistët në Ballkanin perëndimor. Midis vitit 1918 dhe fundit të viteve 1950, shumë muslimanë u inkurajuan të largoheshin nga Jugosllavia drejt Turqisë. Por në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990, rajoni përbëhej ende nga një përzjerje popujsh. Liderët në ato luftëra jugosllave panë spastrimin etnik si mënyrën më të mirë për të krijuar shtete të reja kombëtare të ç’populluara nga minorancat shqetësuese. Deri në vitin 1995, rajone të populluara historikisht nga serbët në Kroaci u boshatisën dhe qindra mijë serbë, kroatë e boshnjakë po ashtu u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Bosnje. Por vendet që dolën prej luftës, nuk përfshinë pastërtisht vetëm serbët, shqiptarët, kroatët e kështu me radhë. Një numër serbësh mund të jenë larguar nga Kosova pas luftës, por rreth 120 mijë prej tyre mbeten aty.

Autoritetet serbe dëshirojnë të diskutojnë dhënien e pjesës veriore të Kosovës Serbisë, ndërsa në këmbim rajonet e populluara nga shqiptarët në Serbi t’i kalojnë Kosovës. Fansat e asaj që quhet “pastrim i hartës” thonë se shtetet multi-etnike kanë dështuar në Ballkan. Por ata injorojnë faktin që, pasi qeveritë të nisen në këtë rrugë, procesi nuk do të ketë fund të përcaktuar dhe ata nuk i kushtojnë aspak rëndësi të drejtave të njeriut të atyre që përfshihen në këtë proces. Nëse Kosova dhe Serbia nisin bisedime serioze për rihartimin e kufijve të tyre, ndikimi në komunitetet ballkanike, pa folur për ata që do të përfshihen në proces në Kosovë dhe Serbi, mund të jetë i jashtëzakonshëm.

Liderët serbë të Bosnjes do të mbanin referendum për të ardhmen e republika Srpska; kroato-boshnjakët do të pasonin këtë rrugë; dhe boshnjakët më pas do të luftonin për të shmangur shpërbërjen e vendit të tyre të përbashkët. Përgjatë kufirit, Serbia do të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak të cilët ëndërrojnë ta përfshijnë këtë rajon në një Bosnje më të madhe. Ndërkohë, shqiptarët në Maqedoninë perëndimore dhe në Mal të Zi do të kërkonin të bashkoheshin në Shqipërinë e Madhe. Mbështetësit e idesë do të pëlqenin po ashtu, të inkorporonin pjesë të Greqisë veriore, ndërsa nacionalistët grekë do të kërkojnë pjesë të Shqipërisë Jugore.

Ironia pas shkëmbimit të diskutueshëm është se pjesa më e madhe e serbëve të Kosovës, aktualisht jetojnë në enklava në jug të vendit. Kështu që marrëveshja nuk do t’i përfshinte ata për të jetuar në Serbi, dhe me gjasa do të detyroheshin të linin shtëpitë e tyre. Por zyrtarët serbë mund të jenë më pak të shqetësuar për bashkëvendasit e tyre sesa për të ndërmarrë hapa drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës – dhe kështu të arrinin më lehtë anëtarësimin e shpresuar në Bashkimin Europian.

Për ta mund të mos jetë shqetësim që një shkëmbim territoresh në Ballkanin Perëndimor mund të ketë jehonë të pamatshme. Nacionalistët hungareze, në fund të fundit, mbeten të parehatuar me humbjen e Transilvaninë në Rumani dhe nacionalistët rumunë do të donin të rindërtonin kufijtë e tyre për të marrë Moldavinë. Ekziston arsye përse “ballkanizimi” ka një reputacion të keq. Ashtu si edhe më gjerë në Bashkimin Europian, lehtësimi i kufijve kombëtarë do të dukej një punë më e mençur sesa rihartimi i tyre që duke iu referuar fjalëve të një zyrtari të BE-së, “do të hapte portat e Ferrit”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Nafta e Shpiragut, Rama ia beson SHELL-it hollandez: ja pra që nuk kemi vetëm krim!

Nafta e Shpiragut, Rama ia beson SHELL-it hollandez: ja pra që nuk kemi vetëm krim!

E gjeni dot sa kafshë ka në këtë foto?

E gjeni dot sa kafshë ka në këtë foto?

Demarkacioni i mundimshëm: mesjava i jep fund ngërçit trevjeçar

Demarkacioni i mundimshëm: mesjava i jep fund ngërçit trevjeçar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni