Lëngjet e frutave dhe lëngjet për fëmijë kanë një të përbashkët shumë të rëndësishme: janë të mbushura me elektrolite (përbërës që hyjnë te lëndët ushqyese dhe që i ndihmojnë në shumë procese jetësore që zhvillohen në organizëm –prodhimi i energjisë, ruajtja e tërësisë së qelizave, përcjellja e nervave etj. Elektrolitet përcjellin elektricitet.
Elektroliti me i zakonshëm e i kudogjendur është kripa.
Një studim i fundit nga Universiteti i Calgary-t në Kanada ka zbuluar një pije të ndryshme që trajton më mirë dehidratimin te fëmijët: lëng molle.
Në studim u përfshinë gjithsej 647 fëmijë, të cilët u trajtuan për dehidratim. 644 (99.5%) prej tyre aprovuan se e kaluan gjendjen pasi filluan të pinin lëng molle, ndërsa pjesa tjetër që pinte vetëm një lëng me elektrolit ishte 25 për qind.
Kështu, nëse ndodheni në një gjendje dehidratimi, më mirë se çdo gjë tjetër është një lëng molle asgjë më shumë. /tesheshi.com/