Për të zhdukur ose për të mos zmadhuar këto gunga përveçse duhet të zgjidhni veshjen e këpucëve të përshtatshme, ju mund të përdorni edhe këto mënyra alternative:
Vaj ulliri: ngrohni pak vaj ulliri dhe masazhoni pjesën e gungës për 15 minuta, 2 herë në ditë. Fërkojeni fort gishtin në mënyrë që të nxisni qarkullimin e gjakut në atë zonë.
Piper i kuq: piperi i kuq djegës përmban kaspicinë, një substancë që ndihmon në eliminimin e dhimbjeve dhe parehative të tjera. Përzieni një lugë vazelinë me një lugë piper të kuq djegës. Vendoseni përzierjen mbi gungë dhe lidheni me fashë. Mbajeni për disa orë. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë.
Kube akulli: vendosni disa kube akulli në një qese dhe vendosini mbi gungë për 10 minuta,përsëriteni këtë metodë disa herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zvogëluar ënjtjen. /tesheshi.com/