Marcos Rojo ishte heroi i Argjentinës përballë Nigerisë. Po të mos qenë këmba e artë e tij që do vepronte në të 86-ën minutë, ekipi dy herë kampion bote do kishte mbledhur plaçkat në mënyrë poshtëruese. Mjaft të kuptohet kjo nga përvuajtjet e Maradonës.
Për Rojon, Botërori tani fillon.
“Fitorja ishte e jonë jashtëzakonisht e nevojshme. Pas humbjes ndaj kroatëve, ne arritëm ta mbledhim veten dhe t’i konsolidojmë radhët. Kupa e Botës tani fillon. Goli i shënuar ishte një emocion i pabesueshëm. Familja ime është përkrahësja më e madhe që ka”, tha Rojo.
Megjithatë, përballja e Argjentinës me Nigerinë sërish nuk bindi se latinoamerikanët mund të lënë gjurmë këtë Botëror. Së paku deri më tani. Goli i Messit u zbeh nga barazimi i afrikanëve, që më pas nisën të rrezikojnë lehtësisht portën argjentinase, pa patur fat në gol. Fati qe thjesht me përvojën. /tesheshi.com/