Deklarata e Edi Ramës në parlament se çështja çame është pjesë integrale e pjesës së pazgjidhur të çështjes shqiptare, përbën qëndrimin e parë të një kryetari qeverie të Tiranës në mënyrë publike.
Të paktën 25 vitet e fundit që nga rrëzimi i komunizmit, asnjë ofiqar i lartë shqiptar nuk e ka përmendur këtë çështje si të tillë por vetëm si “çështje pronash” apo “të drejtash njeriu”.
Por çfarë tha Edi Rama që mund të quhet realisht “historike” dhe pse për herë të parë Athina dhe Tiranë po përjetojnë një marrëdhënie krejt tjetër dhe në pozita të ndryshme?
Ja thelbi i fjalës së Edi Ramës:
Nuk ka histori e të drejtë ndërkombëtare që e pranon që popullsia çame paska qënë bashkëpunëtore më nazizmin. Nuk ka të drejtë ndërkombëtare në Botë që pranon se edhe në se paskan qënë bashkëpunëtore me nazizmin popullsia çame të dënohet brez pas brezi duke i mohuar çdo të drejtë njerzore ashtu siç kanë bërë grekët me popullsinë çame.
E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhemen përbashkët të popujve tanë. Përkundrazi zgjidhja e bazuar në të drejtën ndërkombëtare janë në interes jetik për të dyja shtete. Së pari ne dëshirojmë që lufta të mbarojë. Ne mirëpresim një akt të vlefshëm që të shfuqizojë dekretin mbretësor qi cili e konsideron shqipërinë dhe greqinë në gjendje lufte.. një mbetej arkaike e mbetur aty e riciklueshem nga cdo qeveri si një kujtim, jo sepse është nëj akt që krijon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë.
Vangjel!, Në qoftë se nuk të pëlqen çam ska problem, janë shqiptarë, në qoftë se nuk të pëlqen çështje çame ska problem, është çështje shqiptare, dhe për këtë çështje kemi të gjtihë të drejtën të kërkojmë zgjidhej bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha Rama.
Por ç’ka ndodhur në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë që ka turfulluar aq shumë Athinën sa për herë të parë nga vetë ministri i Jashtëm grek janë përmendur edhe numri i tankeve dhe avionëve ushtarakë?
Shumë e thjeshtë! Në këto 25 vjet Athina zyrtare ose i ka zgjedhur ose ka dhënë “ok”-in për caktimin e kryeministrave shqiptarë ose ka bërë pakte të rënda me to.
Le të hyjmë në detaje:
Kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, ka ardhur në një vizitë zyrtare në Shqipëri me urgjencë në vitin 1991 dhe ka zhvilluar edhe një takim me një delegacion me PD-në e sapoformuar ku ka ndikuar që Aleksandër Meksi të jetë kryeministri i propozuar nga PD, ndërkohë që nga të gjithë opozitarët shikohej Gramoz Pashko si njeriu i mundshëm që do të formonte qeverinë e re demokratike me Sali Berishën President.
Në vitin 1997, Fatos Nano, i sapodalë nga burgu, vizitën e parë e ka zhvilluar në Athinë ku ka zhvilluar edhe një miting të madh.
Andreas Papandreu, lideri historik i PASOK-ut e shikonte lidhjen me Nanon si një ndikim influence i madh i Athinës në Shqipëri.
Në atë kohë biznesi grek nisi të marrë pozitat kyçe në Shqipëri, deri sa arriti që të kontrollojë dy sektorët strategjikë: naftën edhe grurin.
Pandeli Majko, i sapozgjedhur kryeministër, sërish vizitën e parë e zhvillon në Athinë, por qeveria e tij nuk zgjati më shumë se një vit. Por në këtë vit kjo qeveri miratoi depozitat greke në naftës në portin e Durrësit.
Ilir Meta i cili qëndroi në postin e kreut të qeverisë nga viti 1999-2002 u dha grekëve dy kompanitë kryesore të telefonisë celulare, AMC dhe Vodafone, ndërkohë që kishte si dhe ministër Financash një njeri shumë të afërt me Greqinë: Anastas Angjelin, i cili ishte grosist karburantesh dhe zotëronte monopolin e importeve të frutave ekzotike nga Greqia.
Pas rënies së Metës, Pandeli Majko u vu për herë të dytë si kryeministër – afro 3 muaj – por qeveria e tij u rrëzua pas një pakti mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës, që u arrit me praninë e personazhit të përfolur të qarqeve nacionaliste greke, Nicholas Gage, në një nga plazhet e Korfuzit.
Sali Berisha erdhi në postin e kryeministrit, pasi PD e tij fitoi në vitin 2005. Dy ishin veprimet e para të Berishës në raport me Athinën:
i pari ishte takimi me Nicholas Gage në selinë e PD-së duke u pajtuar, pasi në vitin 1995 Berisha e kishte shpallur non grata; dhe i dyti ishte koalicioni me PBDNJ-në e Vangjel Dules, edhe pse ishin kundërshtarë politike pasi kjo forcë politike kishte qenë 8 vjet në aleancë me socialistët.
Por hapin më të madh Berisha e ka bërë me firmosjen e marrëveshjes së ujrave me Athinën, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e cilësoi si “shkelje të sovranitetit kombëtar”.
Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ndryshoi rrjedhë politika e jashtme e Tiranës, duke mos kaluar nga Athina.
Rama, të parën vizitë e zhvilloi në Stamboll, përkatësisht në Dollmabaçe, selinë e qeverisë turke, ku u takua me kryeministrin e atëhershëm të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Dhe ky nuk ishte një takim i thjeshtë kortezial, por takim i dy qeverive që premtuan nisjen e një marrëdhënie “strategjike”, term që u fut edhe në programin e qeverisë së Edi Ramës.
Që prej asaj dite, kryeministri shqiptar u kthye në një armik të Athinës, e cila edhe pse Edi Rama është vetëshpallur katolik, i vë çallmë dhe i përmend minaret e xhamive.
Athinës për herë të parë i ka rënë ekskluziviteti dhe monopoli i mexhlisit politik shqiptar. Ky është realisht ndryshimi thelbësor dhe historik. /tesheshi.com/