Një ditë pas marrjes së Afrinit pa gjak nga trupat turke dhe forcat e Ushtrisë së Lirë siriane, qyteti është tronditur nga shpërthimi i një bombe-kurth e cila iu atribuua organizatës terroriste YPG/PKK.
Bomba ishte vendosur në një ndërtesë katërkatëshe, ku si pasojë pati 11 viktima, 7 civilë e katër ushtarë sirianë.
Nga një banorët, Nasir Fuad, i cili humbi dy nipër gjatë shpërthimit, tha se terroristët kanë vënë në shënjestër njerëzit që kishin refuzuar t’u japin mbështetje. /tesheshi.com/