Janë të paktën 100 persona në Nigeri, të cilët kanë ndërruar jetë për shkak të një shpërthimi në një kamion-cisternë në një shpërndarës gazi, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin të vendosur në radhë për mbushjen e bombolave të gazit për të gatuar.
Tragjedia ka ndodhur në Nnewwi, një komunitet kristian në jug të vendit. Zjarri mendohet se ka nisur rreth orës 11, kur një kamion cisternë pasi ka shpërndarë gazin në stabilimentin Chikason, është ndezur dhe është larguar pa pritur kohën e duhur për tu ftohur.
“Zjarri ka shpërthyer si një bombë dhe i gjithë stacioni u rrethua nga një tym i dendur i zi, prej shpërthimit të një prej bombolave të gazit që përdoren në kuzhinë”,- tha një dëshmitar./tesheshi.com/