Si të mos mjaftonte konflikti dyvjeçar, në Jemen ka shpërthyer tani dhe kolera, përhapur me të shpejtë në kryeqytetin e vendit.
Autoritetet në Sananë e kontrolluar nga rebelët shiitë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke bërë thirrje ndërkohë për ndihmë ndërkombëtare.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) njoftoi të dielën se kolera u kishte marrë jetën 115 personave që nga 27 prill e këtej, si dhe kishte lënë të sëmurë dhe 8.500 të tjerë.
Në një konferencë shtypi në Sana, drejtori i operacioneve në ICRC foli për një shpërthim serioz të kësaj sëmundjeje.
Po kaq katastrofike e paraqitën situatën dhe organizata të tjera. Mjekët pa Kufij shprehën frikën se autoritetet e shëndetësitë në vend nuk do i bënin ballë shpejtësisë së përhapjes së kolerës.
Ky është shpërthimi i dytë i kolerës brenda një viti në Jemen, në vendin më të varfër të botës arabe. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar në javët e shkuara se 17 milionë njerëz në këtë vend rrezikohen nga uria. /tesheshi.com/