Një automjet ka shpërthyer në zonën e Kasharit (Tiranë), ndërsa ende nuk dihet shkaqet. Nga raportimet e para mësohet se nuk ka viktima apo të lënduar.
Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë që automjeti vijon të digjet. Pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e shpërthimit të makinës. /tesheshi.com/