Kur më 22 nëntor 1862 u mbajt një konferencë ndërkombëtare e fuqive të mëdha në Kanlixha në Bosfor, në të cilen u urdhërua dëbimi i myslimanëve nga Serbia e cila po krijohej, familje të tëra nga fshatrat dhe qytetet që i përkisnin Principatës së sapoformuar të Serbisë u dëbuan me dhunë.
Në këtë konferencë të fuqive të mëdha është marrë vendim që muslimanët e mbetur (shqiptarë, boshnjakë, turq…) të shpërngulen me dëshirë ose me zor nga kjo principatë – Serbia (duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë si pjesë e spastrimit)… Një shembull i tillë është edhe qyteti Uzhice, ku u shkatërruan sistematikisht 34 xhami, si dhe shumë vakëfe tjera.
Duke qenë se muslimanët e Uzhicës (tani qytet në Serbi) nuk donin të largoheshin nga pronat dhe shtëpitë e tyre, u zbatua një metodë e dhunshme e dëbimit të tyre, e cila u shfaq me grabitje, përdhunim, zjarrvënie dhe vrasje etj. Pra, metoda e njëjtë sikur në luftrat e fundit që i kanë bërë serbët në ish-Jugosllavi (sidomos në Bosnje dhe Kosovë) kundër popullatës muslimane.
Në atë kohë një zotëri i përndjekur, Efendiu Huseini i Uzhices (viti 1887), pas 25 vjet dëbim i dërgoi një letër nga Turqia në qytetin e Bijelines, mikut dhe kolegut të tij Hafiz Ibrahim-Efendiut. Kjo letrër ia vlen të lexohet sepse vlen edhe per te gjitha trojet nga u shpërngulen popullata joserbe për në Turqi.
“Dosti im i virtytshëm dhe i lavdëruar,
Në këto kohë, për një moment edhe shpirti im u qetësua pak, kështu që mora një penë dhe një letër për t’ju dërguar lajme nga kjo jeta ime e re, nga kjo botë që as që mund ta imagjinoja deri dje, dhe tani e pranoj atë si timen.
Kanë kaluar vite që kur u larguam nga atdheu, nga vendlindjet tona. Tani bëhen 25 vite dhe, kur më duhet t’u lajmërohem ty ose dikujt tjetër atje, jam aq i trishtuar, aq i dobët, sikur deti të më hudhë pa ndjenja jashtë, kur më rëndon shumë, që mezi e mbaj penën në dorë. Më hapen plagët në zemër, sikur të ishte dje, apo sikur të mos ishte kurrë, sikur të kisha parë një ëndërr të keqe, ndaj mezi pres të zgjohem. Por edhe sikur s’po mundem që të zgjohem.
Befas, para syve më doli Uzhica jonë, e ndritur dhe e madhe, siç ishte, që Stambolli i’a kishte zili. Kushdo që vinte aty mezi kthehej mbrapsht, se e ka të vështirë të ndahet nga ajo bukuri.
Uzhica ishte e njohur në të gjithë botën po aq e famshme sa Kordoba dikur. Nëse Abdel Rrahmani, Allahu e mëshiroftë, do të ngrihej nga varri, asnjë qytet tjetër në tokë nuk do të na kishte përzgjedhur për të jetuar përveç në Uzhicë, pasi Kordoba e tij nuk është më dhe nuk mund të jetë. Ah Vetëm Uzhica. Uzhices do i kishte kënduar, Uzhicë e bukura Uzhicë.
Sikur të na kishte goditur rrufeja, të na kishte shtypur shejtani me grusht të nxehtë, të hapej kodra, asgjë nuk do të na shqetësonte aq shumë sa lajmi se duhet të iknim nga vatrat tona. Se ne duhet të shkojmë, se duhet t’ia bëjmë hallallin tokës tonë nga ajo që ka qenë e jona një përjetësi e tërë, e gjatë dhe e pandërprerë. Dhe sapo mbylli sytë, më sillet në kokë ajo flaka e fortë, kur u djeg e tër Uzhica jonë. Dhe këta që e dogjën janë ata që i kemi marrë për vëllezërit tanë, me të cilët kemi ndarë bukën dhe gëzimin, me të cilët jemi bërë vëllezër. Për tre ditë Uzhica u dogj nga flakët e ferrit, për tri ditë na vdiq shpirti nga ajo flakë, për tre ditë ata që na dogjën e ne i donim i shijuan vuajtjet tona. Dhe kur mbaroi, u hapën para nesh shtigjet e gjata, një natë e thellë që ka zgjatur për njëzet e pesë vera shumë të gjata. U mblodhëm atëherë, para urës së Silahut, për t’i hedhur një vështrim të fundit Uzhicës së djegur. Dhe vajzat tona, nga sfida e madhe dhe dëshpërimi i zemëruar, u futën në rreth dhe kënduan:
“Oj Uzhice, Kostandinopoja e vogël,
deri sa ishe, ah sa e mirë ishe.”
Dhe ne u larguam. Ata që deri dje na quanin vëllezër, na larguan me poshtrime dhe sharje të padëgjuara. Dhe në pak muaj na erdhën lajme të zeza. Shembën dhe rrafshuan gjithçka që kishte mbetur nga shenjat tona, çdo tra, e çdo mur të varfër. E zhduken, si të shkatrroheshin nga dora e ferrit, xhamitë, mektebet dhe hamamet, hanet, të gjitha shtëpitë tona i uzurpuan dhei shkatërruan, të gjitha tyrbet në tokë u gllabëruan, të gjitha varret e lëruan, asnjë gjurmë më të vogël nuk e lan, asnjë gur mbi gur, asnjë zë, as bari që ishte i yni nuk mbiu më. Asgjë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Na vran neve të gjallëve dhe na i vran të gjithë të vdekurit, asnjë grimcë nuk mbeti nga qindra vjet jetesë që aty ishim, o hafizi im. Asgjë. Sikur Uzhica jonë të mos ekzistonte kurrë.
Unë nuk doja të shkoja në Azizij në atë kohë, siç na ofruat ju, në Sava, por shkuam në shtëpinë tuaj. Dhe ti më pranove mua si mikun më të mire dhe me ty, në urtësinë dhe ndershmërinë tënde, gjeta ngushëllim dhe qetësi.
Në Bjelinën (qytet në Bosnje) tënde të bardhë për dy vjet më strehove, por nuk arrita dot ta përballoj dhimbjen time. Dhe po ashtu pashë se si me të njëjtat metoda po futeshin nën lëkurë tuaj edhe tek ju, të ju quajnë vëllezër të tyre, por në sytë e tyre njoha të njëjtën errësirë sikur në akshamin që na mbuloi dhe na mbyti para pak kohe, dhe pastaj, i frikësuar, të ftova të largoheshim sëbashku. Sepse ajo errësirë do të ju kaploj edhe juve herdo kurdo, një ditë. Por ti nuk më besove, o hafizi im. Ti qëndrove dhe unë ika e vura rrugën nën këmbë e mija. Ti e shtyve udhëtimin tënd dhe unë u nisa në botën e huaj për të takuar paqen time. Ose për të gjetur portën e përtejme në përjetësi.
Nëse më pyesni si jam? A jam mësuar më në fund, a kam qëndruar në këmbët e mia gjithë këto vite? Si është populli ynë, boshnjakë dhe të tjerët të përndjekur, në këto krahinat që nuk janë tonat?
E dini se si ndihemi? Sikur djalli të na spërkati me magji të panumërta me duart e veta, sikur me pak hi, dhe ne, kur u larguam nga vatrat tona, sikur dolëm nga jeta jonë, nga gjithçka që ne dinim, kuptuam dhe vepruam, dhe hymë në jetët e dikujt krejt tjetër. Epo në fillim të habitshme ato jetët e huaja, të parehatshme disi, na thumbonte të gjithëve, edhe të bukurat edhe të shëmtuara, edhe e mira edhe të kqijat, gjithcka na pengon, edhe e keqja nuk na vjen e keqe, edhe gëzimi nuk është i rehatshëm, as bereqeti edhe kur e kemi, nuk jemi të lumtur dhe kur e kemi lumturinë, por zemëra jonë nuk është e knaqur.
E kështu për një kohë të gjatë kemi ecur përgjatë e për gjër nëpër jetët e atyre të tjerëve, si një i humbur, pa rrugëdalje, duke kërkuar veten në atë errësirë të dendur, por nuk e gjetëm veten. Por, pak nga pak, ngadalë, ndërsa njerëzit e varfër e kan të shkruar të gjykohen në një cep të kujdesit të pafund dhe të pamasë të Allahut, ne disi u mësuam me lëkurën e dikujt tjetër, me fjalën e dikujt tjetër dhe me adetet e të tjerëve, gjithë atë jetë që deri dje nuk e imagjinonim dot dhe që jeta po bëhej gjithnjë e më pak e pakëndshme dhe e dhimbshme, si dikur. Dhe kështu, ne disi e shtyjmë hallin tonë përpjetë nga sabahu në jaci, dhe nuk jemi më aq të zellshëm dhe të zymtë. Allahu fuqiplotë po e hedh mbi ne të gjithë pluhurin shërues të mëshirës dhe të harresës.
Vetëm ndonjëherë, natën, pa arsye, zgjohemi të frikësuar. Ne shikojmë në errësirë dhe pyesim veten: “Zot i mëshirshëm, a do të kthehemi ndonjëherë në jetët tona, të kaluara?”
Dhe kurdoher që të mendoj për ty dhe familjen tënde, o hafizi im, i kthehem një gjëje. Sikur i ndjerit Evlija Qelebiu, Allahu i dhashtë shtatë xhenetet, kur erdhi në vilajetet tona boshnjake, në të cilat asnjë herë qielli nuk ka qenë i qetë dhe paqësore, e ka kuptua se çfarë jemi dhe si jemi. Dhe kështu ai shkruante në defterin e tij të bekuar: “Ata nuk ishin budallenj, vetëm se mendët u vijnë ngadal”.
E goditur, vallahi billahi! E ka kuptua shumë mirë o i dashuri Allah! Siq na ka parë, ashtu edhe e ka qëllua! Të gjithë të tillë jemi, nga i pari tek i fundit. Por ne nuk e njihnim veten, edhe pse kemi jetuar me veten që nga kohra të lashta. Siq duket mali duhet të na godasë në fytyrë, në mënyrë që t’i shohim qartë ata që na rrethojnë. Dhe tani dalëngadalë, si ata nga fundi i varkës, si hezelët e vërtetë, si të ishim fukarenjtë më të zakonshëm në tru, tani, thashë, ne të përndjekurit, a u mbushëm mend. Dhe gjithçka u bë e qartë për ne. Dhe do të ishte më e lehtë për zemrat tona, sikur ta shihnim.
Por vonë, hafizi im. Tani mendët nuk na duhen, tani jemi të lirë t’i hedhim të gjitha në humnerë.
Tani e dimë se kush jemi dhe cilët janë ata. Dhe çfarë po na përgatisnin pas shpine, derisa ishim bashkë, në një sofër. Dhe a e di ti, hafizi im i mirë?
Po, edhe të bardhët janë të destinuar për këtë, që dikush ta dijë menjëherë, e dikush më vonë – nëse e përjeton. Ndaj shpresoj: ndoshta një herë do t’ju zbulohet e vërteta shpirtrave, që të ballafaqohen me vetveten, ta shikoni veten në sy, të dini se kush jeni dhe çfarë jeni dhe çfarë duhet të bëni. Dhe nëse kjo nuk ndodh – gjithçka që duhet të bëni është të shkruani një dekret kapitullimi për veten tuaj./tesheshi.com/