Një organizatë ka filluar fushatë në Maqedoni duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e festojnë Vitin e Ri.
Fushata e tyre është duke u bërë nëpërmjet disa fletushkave që po i shpërndajnë në qytet, por edhe posterëve.
Kjo nuk është hera e parë që organizatat të tilla në Maqedoni kërkojnë nga qytetarët të mos i festojnë festat. Edhe vitet e kaluara ka pasur fushata të tilla në Shkup, sidomos tek zonat ku jetojnë shqiptarët, por edhe në Tetovë.
Iniciativa “Vepro” ka shpërndarë disa fotografi ku shihen se po bëjnë shpërndarjen e fletushkave dhe posterëve me mbishkrimin “Ti je musliman, mos festo festat e fundvitit”./tesheshi.com/