Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ditën e sotme kreun e Bashkisë së Kamzës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me dy vite heqje lirie Xhelal Mziun.
Në përfundim të seancës gjyqësore, pas dhënies së vendimit, krybashkiaku tha: “Drejtësia u vu në vend. Uroj që këtë presion politik të mos e përjetojë askush tjetër”.
Në seancën e zhvilluar katër ditë më parë, mbrojtja e kryebashkiakut të Kamzës bëri dorëzimin e disa provave të reja, që sipas saj faktojnë pafajësinë e tij.
Sipas pretencës së Prokurorisë në shkurt të vitit 2015, “Xhelal Mziu nuk ka zbatuar vendimet gjyqësore lidhur me vendosjen e taksave të padrejta.”
Në pretencë, prokurori i çështjes akuzonte Mziun se “taksat vendore ndryshonin sipas dëshirës së Xhelal Mziut, ku një herë uleshin një herë ngriheshin”.
Me sa duket, faktet e paraqitura në gjykatë gjatë ditëve të fundit kanë qenë në favor të Mziut, i cili ka fituar pafajësinë në këtë çështje. /tesheshi.com/