Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK ia kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë, duke shtuar se kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë.
Ai ka shkruar në Facebook se Republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej.
“Shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë. Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se mbrëmë është raportuar se një delegacion i VV-së në krye me Kurtin, Ymerin e Ahmetin janë takuar me ambasadorin amerikan Greig Delawie, për të folur pikërisht për formimin e qeverisë, por Ahmeti nuk ka konfirmuar nëse ka pasur apo jo takim./tesheshi.com/