Pas batërdisë së shkaktuar nga protestat e dhunshme në Paris, ku të ashtuquajturit jelekverdhë arritën të dëmtojnë dhe Harkun e famshëm të Triumfit, qeveria franceze ka shpallur pezullimin e taksimit të karburantit, shkak i daljes së njerëzve në rrugë.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edouard Philippe, që gjithashtu njoftoi edhe anullimin e një takimi me jelekverdhët.
Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo i vlerësoi në tre deri në katër milionë euro dëmet e dhunës të së shtunës. Turmat sulmuan edhe pronat private, automjete e dyqane, duke bërë plaçkitje e vënë zjarre. 412 është numri i personave të arrestuar, i cili është një numër rekord në dekada, tha kreu i policisë së Parisit, Michel Delpuech. /tesheshi.com/