Nga Shkëlzen Rrecaj
Është një ndër monumentet e rralla dhe më të veçanta në Kosovë, apo më mirë të themi është një mrekulli e këtij vendi. Kjo është Shpella e Gadimës apo Shpella e Mermertë, e pasur me kristale dhe figura të ndryshme të cilat edhe janë emërtuar nga zbuluesi i shpellës. Galeritë natyrore nëshkëmbinjtë janë ato që gjithnjë japin gjallëri këtij monumenti me figura interesante të cilat sa herë që i shikon të bënë kurioz për format dhe madhësitë e tyre që kanë kristalet me elemente të tjera përcjellëse në këtë ambient nëntokësor.
E zbuluar krejt rastësisht nga Ahmet Asllani, banor i fshatit Gadime, i cili ishte duke e ndërtuar shtëpinë në vitin 1969, dhe gjatë punimeve duke thyer gurë i ka rrëshqitur dheu dhe ka rënë poshtë, pra rastësisht e ka zbuluar shpellën.
Rrugëtimin tonë për tek Shpella e Mermertë dhe për bukuritë e saj, na i rrëfen ciceroni Oso Gjinovci, i cili çdo ditë pret me qindra vizitore nga anë e mbanë botës.
Oso fillon të na tregon se si është zbuluar shpella, i cili po ashtu na njofton me bukurit e shpellës, pra me kristalet dhe mermerin.
“Para se tëshkojmë tek vendi ku është zbuluar shpella, po ndalemi tek disa kristale, të cilat duket se janë kristale të akullta por në fakt janë kristale të mermerta. Një milimetër i këtij kristali për t’u zhvilluar duhet dhjetëmijë vjet, ky kristal është stalaktit. Për këtë vizitorët me pyesin se çfarëpërbërje ka, dhe unë ju tregoj qëpërbërja e këtij kristali është Ca Co2 i bikarbonit, duke pikuar, duke u kristalizuar, duke u avulluar i krijon edhe kristalet në dysheme të cilat quhen stalagmite. Pra dallimi në mes stalagmitit me stalaktit është se stalaktiti e ka një vrimë brenda kristalit ku e liron pikën e ujit apo CaCo2,” shprehet ciceroni Gjinovci.
Një veçori apo karakteristik e shpellës është se temperatura brenda saj janë 13 gradë celsius si në verë ashtu edhe në dimër.
Gjinovci vazhdon shpjegimin e tij për këtë mrekulli të bukur dhe të pasur me kristale: “Kjo shpellë cilësohet të jetë tre kate, kati nëntokësor ku janëujëratliqet, bunarët ku i shohim me sy por nuk mundemi t’i kalojmë, kati i dytë ku jemi ne, ku i kalojmë së bashku 600 metra dhe kati i tretë sipër nesh qëështë zbuluar por është ende i pakalueshëm për vizitor.”
“E veçanta e kësaj shpelle është shpellë e mermerit, pra krejt gurët janë nga mermeri që d.m.th nuk ka gur gëlqeror 90 % është mermerë dhe 10 % është e shkrisave para kohës së paleozoikut që janë të përziera me argjile. Po ashtu kemi edhe kristale aragonite, ku janë kristalet me të rralla në Evropë, pra e kanë një dukuri tëv eçantë që janë duke thyer ligjin e gravitetit të tokës brenda shpellës, sepse pikën e ujit nuk e lëshojnë, por e marrin nga poshtë e çojnë lart, dhe vetë fjala aragonit, d.m.th diçka e krijuar në mënyrë të parregullt apo të pazakontë,” thekson Gjinovci.
Duke ecur në brendësi të shpellës u ndalem tek një hapësirë, e cila është më e madhja, që është quajtur “salla e koncerteve”, për arsye se një shkollë e fshatit Gadime ka përformuar me instrumente muzikore dhe për këtë arsye i ka mbetur emri “salla e koncerteve|.
Korridoret janënë formë labirinti. Gjatë ecjes brenda shpellës duhet patur kujdes, për arsye se muret e mermerta janë të ulëta dhe janë pengesë për ecje të lirshme.
Për të shikuar një tjetër “sallë” të bukur duhej një përkulje e lehtë dhe sytë të shkonin tek një ndriçim i hatashëm. Dukej sikur je duke parë gjithësinë me shumë yje të cilat të jepnin përshtypjen e një balloje magjepsëse.
E për këtë, zbuluesi i kësaj shpelle, Ahmet Asllani edhe i ka emërtuar disa figura në bazë të formave që kanë marrë.
Oso na e tregon edhe figurën e parë që e hasëm ajo është koka e peshkut, është syri me të zezë, goja, flatrat lartë.
“Në këtë shpellë janë të evidentuara 40 liqene, ku uji përgjigjet kimikisht për pije,” thotë Gjinovci.
Ciceroni Gjinovci vazhdon të na e rrëfej brendësin e shpellës: “Rrugëtimin tonë tani e vazhdojmë te një pjesë shumë interesante, ku vizitorët i lejojmë të bëjnë foto, sepse në pjesë të tjera ndalohet fotografimi përshkak të dritës se dëmtohen kristalet, tek kjo pjesë kemi vetëm mermerë dhe nuk dëmtohen nga dritat e fotoaparateve.”
“E kemi edhe kokën e shqiponjës krahu i djathtë dhe krahu i majtë, pra e ka marr formën si shqiponjë. Po afër shqiponjës është formuar edhe harta e Kosovës,” shprehet Gjinovci.
Udhëtimi vazhdoi nëpër korridoret tjera të shpellës. Ndaluam tek “Fontana e Dëshirave”. Për të cilën ciceroni Gjinovci thotë: “Fontana e dëshirave ekziston prej vitit 1969 dhe vizitorët që vijnëmendojnë dëshira dhe hedhin monedha, nuk janë të obliguar ta bëjnë një gjë të tillë, por kushdo me dëshirë në nuk i ndalojmë, ka mbet si mit që nga viti 1969.”
“Tani jemi tek pjesa ku shpjegohet një legjendë apo mit apo edhe më mirë të themi gojëdhënë, ku një qenë i llojit zagar me një lepër kanë dalënëpër këtë vrimën e zezë deri në fshatin Janjevë 16 km nga këtu, sa është e vërtet nuk e dimë këtë, por një ushtar i KFOR-it me një ciceron kanë ecur disa kilometra në atë pjesë por kanë hasur në vështirësi nëpër argjilë baltë që kapet prej trupi,” u shpreh Gjinovci.
Shpella e Mermertë, përveç kristaleve është e pasur me ujëra kondesues, rrjedhës dhe pikues, ciceroni vazhdon të na njohë me shpellën: “këtu e kemi liqenin sifonik, i cili kimikisht pihet.”
“Këtu kemi pas zhytës nga vende të ndryshme të botës janë futur tek ajo vrima e zezë dhe e kanë parashikuar se nëse thyhet muri komplet, vazhdon edhe 3 km tek liqenime dy metër thellësi të ujit, pra duke u nisur nga kjo, shpellamund të jetë deri në dy tri kilometra më e madhe. Për të na e vërtetuar këtë po e presim edhe një lajm nga një gjeolog francezë të cilin e kemi pasur për vizitë para tre muajve ku i ka bërë disa matje dhe rastësisht ka hasur në kafka të njerëzve, nuk e dimë së cilës kohë periudhë i takojnë, ai i ka marrë në laborator kafkën dhe presim një përgjigje sa më të shpejtë prej anës së tij,” theksoi Gjinovci.
Ciceroni Oso vazhdon të na i tregon bukuritë e kësaj shpelle, ku kristalet kanë marrë forma interesante dhe në bazë të formës edhe janë emërtuar.
“Tani jemi tek një pjesë shumë e bukur ku janë të gjitha kristalet, interesante është edhe figura që ka marrë pamjen e mjekrës së Skënderbeut. Më pas është një piano stalaktite ku tingujt e tyre ndryshojnë prej njëra tjetrës për shkak të akustikës së zërit.”
Rrëfimin e tij ciceroni Oso e vazhdon duke treguar edhe për një mit tjetër atë të kopshtit të dashurisë.
“Duke u afruar jemi pranë një figure interesante, ku të gjithë emocionohen dhe kanë dëshirë ta shohin, është kopshti i dashurisë ‘Romeo dhe Zhulieta’ presim bashkimin e tyre pas njëmilion e pesëqind mijë viteve, dhe të gjithë ju të nderuar jeni të ftuar në dasmën e tyre kështu u themi vizitorëve.”
“Një tjetër sallë e bukur është me myshqe. Kjo ka ndodhur për shkak të dritës së reflektorit që ka ndikuar në fotosintezë, i kemi lënë në shpellë sepse nuk janë të dëmshme për kristale, por janë të bukura për sy,” theksoi Gjinovci.
Më tej për bukurit e shpellës ciceroni na tregon: “Po afrohemi edhe tek vendi ku është zbuluar shpella nga Ahmet Asllani, i cili ka qenë duke e ndërtuar shtëpinë dhe rastësisht është bërë zbulimi i shpellës. Ai këtë vend ku jemi tani e ka quajtur me një emër interesant “’da e vajit’, me kuptim që këto kristale vazhdimisht pikojnë, vajtojnë, lotojnë me kuptimin se pse nuk është zbuluar shpella më herët.Jemi te korridori i Ahmet Asllanit ka figura shumë interesante,është shputa e Elefantit, pesë gishtat e dorës etj.”
Dalëngadalë vizitës tonë në Shpellën e mermertë po i vije fundi dhe jemi tek një figurë interesante, për të cilën ciceroni tregon se çdo herë mundohemi t’i lidhim me diçka të mirë, sidomos fëmijëve u japim këshilla të ndryshme.
“Një e mirë e shpellës së Gadimës është që i mësojmëfëmijët, u japim këshilla që të mos e konsumojnë duhanin pasi që i kemi lartë pjesën e mermerit, një pjesë e zezë që quhen mushkëritë e duhanpirësve.”
Kjo mrekulli, kjo pasuri e Kosovës tashme bënë pjesë në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pra menaxhohet nga shteti dhe të gjitha biletat që shiten shkojnë në buxhet të shtetit të Kosovës.
Sipas Ciceroni kjo shpellë vizitohet shumë sidomos gjatë verës për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, por vizitorët janë të shumtë edhe nga vendet e ndryshme të botës, biletat për të hyrë janë tepër të lira, çmimi i tyre është simbolik./tesheshi.com/