Përbërësit:
250 gr mish pule nga pjesa e gjoksit
100 gr gjizë të ëmbël
Bukë të grirë
1 vezë
Kripë, piper
Majdanoz, borzilok dhe mente të freskët
Përgatitja:
Ziejmë së pari fileton e pulës në pak ujë me dafinë, derisa të zbutet. E nxjerrim dhe e copëtojmë me thikë ose në frulator dhe e bashkojmë me përbërësit e tjerë. I japim brumit forma të vogla dhe i kalojmë së pari në bukën e grirë e pastaj në një vezë të rrahur. I skuqim ose pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë./tesheshi.com/