Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Show dhe dramë në gjyqin ndaj Ramadan Mujës, Prizreni rrezikon zgjedhje të reja

by te Sheshi
09/06/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Show dhe dramë në gjyqin ndaj Ramadan Mujës, Prizreni rrezikon zgjedhje të reja

Nga Bashkim Kastrati

Sot në Gjykatën e Apelit të Kosovës,  u mbajt seanca e kolegjit në rastin penal kundër  kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë komunal të këtij qyteti. Të gjithë këta akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit. Në fjalën e tij para kolegjit të Apelit Ramadan Muja tha se është i bindur që kjo gjykatë do të vendosë drejt.

Ai tha se për vendimin për të cilin po akuzohet nuk duhet dënuar pasi që vendimin në fjalë e ka marrë në shërbim të qytetarëve të Prizrenit, e jo të bëjë shkelje ligjore.

“Veprimet për të cilat po akuzohem i kam bërë në interes të shoqërisë, në veçanti të qytetarëve të Prizrenit, të cilët tri herë radhas mi kanë dhënë më shumë se 30 mijë vota. Deri sa të kem energji fizike dhe mendore do të bëj prapë përpjekje të kontribuoj në të mirë të shoqërisë. Juve ju mbetet ta merrni vendimin e drejtë në të cilin nuk dyshoj”, u shpreh Muja.

Gashi e barazon Mujën me Krishtin!

Ndërsa njeri ndër Avokatet e tij mbrojtës Tomë Gashi, ka deklaruar para trupit gjykues se Ramadan Muja është njeri i mirë dhe nuk është kriminel.

“Ai duhet të shpërblehet, sepse gjithçka që ka bërë, ka bërë në interes të qytetarëve të komunës së Prizrenit,” thotë Gashi, duke shtuar se Muja është një person publik dhe që ka kontribuar shumë për Prizrenin.

Gashi tutje bëri edhe tërheqje të një paraleleje mes Ramadan Mujës dhe Jezu Krishtit, duke thënë se edhe Ramadan Muja, njëjtë si Krishti po dërgohet në kryq dhe po cilësohet kriminel vetëm pse veproi drejtë.

“Kjo thotë se po bëhet me ndikime politike, pasi për Prizrenin kryetari i tyre duhet të cilësohet hero. Nëse doni ta kryqëzoni Mujën për shkak se e ka kryer në mënyrë të drejtë punën e tij, atëherë shpalleni fajtor, sepse po vërehet se gjykimi i tij është politik”, ka thënë Gashi.

Gjykata e Apelit do të vendosë brenda afatit ligjor

Zyra për informim e Gjykatës së Apelit përmes një komunikate ka njoftuar se pas referimit të lëndës nga ana e kryetarit të kolegjit gjyqësor, gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk, palët shfaqën pretendimet e veta ankimore lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë, duke e kundërshtuar në tërësi atë.

“Kolegji në përbërje të te cilit janë edhe gjyqtarët vendor z. Driton Muharremi dhe z.  Abdullah Ahmeti, pasi ta ketë pleqëruar çështjen, mbi bazën e të dhënave të gjeturave do të marrë një vendim , të cilin do t’ua kumtojë palëve në formë të shkruar,  përmes  gjykatës së shkalles së parë, brenda afatit ligjor”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim të kësaj gjykate.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë më 13 mars 2014 u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Në rast se Gjykata e Apelit nuk e ndryshon vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, kjo komunë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ramadan Muja u dënua para më shumë se një viti me 2 vjet burgim me kusht për keqpërdorim të detyrës, bashkë me Sadik Pacarizin (8 muaj burg me kusht), Avni Ademaj (5 muaj burg me kusht), Kadri Ukimeri, Avdullah Tejeci (1 muaj burg me kusht) dhe Minir Krasniqi (1 vite e gjashtë muaj burg me kusht).

Muja është akuzuar nga EULEX-i se kishte bërë keqpërdorime me prona komunale, të cilat ishin nën menaxhim të AKP-së. Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe Qendrës Arsimore turke, Gulistan.

/tesheshi.com/

Tags: gjyqi ndaj ramadan mujes

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
VIDEO dhe FOTO/ “Kalorësia” e Isë Boletinit hyn në Mitrovicë

VIDEO dhe FOTO/ “Kalorësia” e Isë Boletinit hyn në Mitrovicë

Policia bastis xhaminë në Rakosh të Istogut, kërkonte armë por nuk gjeti gjë

Policia bastis xhaminë në Rakosh të Istogut, kërkonte armë por nuk gjeti gjë

Gratë në politikën shqiptare: Nga Ahmet Zogu te Edi Rama – ja emrat më të spikatur

Gratë në politikën shqiptare: Nga Ahmet Zogu te Edi Rama – ja emrat më të spikatur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni