Çerekfinalet e Champions do ofrojnë sërish finale të parakohshme, mes tyre dhe një përballje italiane.
Në shortin e mbajtur në Nyon të Zvicrës, për 1/8 e finaleve që do të luhen më 11-12 prill dhe 18-19 prill, dolën këto çifte:
Real Madrid-Chelsea
Inter-Benfica
Manchester City-Bayern Munich
Milan-Napoli
Sigurisht, ndër përvalljet më të forta është City me Bayern, pasi Guardiola do duhet të sfidojë ish-ekipin e tij.
Ndërsa Realit do i duhet të sfidojë një tjetër ekip anglez, ndonëse jo në formën më të mirë. Por është fjala për Champions e jo kampionate respektive. /tesheshi.com/