Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shokon Oliver Stone: Në Bondsteel mund të ketë mbushje bërthamore!

by te Sheshi
19/08/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Shokon Oliver Stone: Në Bondsteel mund të ketë mbushje bërthamore!

Oliver Stone, regjizori i famshëm amerikan i cili ndodhet në festivalin e filmit të Sarajevës për të prezantuar doumentarin më të ri të tij “Intervistë me Putin”, ka lëshuar një deklaratë bombastike për portalin rus Sputnik.

Në intervistën e tij Stone ka deklaruar se “në bazën amerikane Bondsteel në Kosovë po ndodhin gjëra të rrezikshme dhe jo transparente, e ka gjasa që atje të vendoset arsenal bërthamor i SHBA-së dhe vendeve të tjera të NATO-s”.

I njohur për marrëdhëniet e mira me Putinin, Kastron dhe Hugo Chavesin, regjizori fitues i çmimit Oskar së fundmi ka zhvilluar një intervistë të gjatë me kreun e Kremlinit, të cilën e ka bërë dokumentar dhe do ta shfaqë në sallat e kinemave të të gjithë botës.

Stone, megjithatë në intervistën që jep për Sputnik deklaron se nuk është një ekspert i situatës në Ballkan dhe nuk i njeh mirë rrethanat.

Ai limitohet të flasë për Krimenë, që gjithashtu i ka kushtuar një doumentar, por e lidh si precedent me Kosovën.

“Tema e preferuar e botës perëndimore është ideja që Rusia dëshiron të rindërtojë perandorinë e saj. Unë nuk mendoj se ky është qëllimi i Rusisë. Qëllimi i Vladimir Putinit dhe i administratës së tij se Rusia mbetet e paprekur, e sigurt dhe e respektuar për interesat e saj”, tha regjizori i famshëm i filmave jo vetëm artikstikë por edhe dokumentarë.

Stone deklaron se Vladimir Putin e ka bërë të qartë strategjinë e tij në fjalimin e mbajtur në Mynih në vitin 2007, por askush s’e dëgjoi.

“Putin  propozon botën e ekuilibrit, botën e disa qendrave të pushtetit. Ky është qëllimi i tij. Por askush s’e dëgjoi. Dhe e dini pse? Në Perëndim askush nuk mendoj për plane afatgjata strategjike, por si një biznesmen i dehur mendojnë sot për sot. Sot marrim borxhe, nesër ja fusim dikujt. Putin foli dhe e tha hapur çfarë donte. Sikur do ta kishin dëgjuar të paktën 10 minuta, atëherë asush nuk do të ishte surprizuar sot. Po na vjen Putini e na pushton thonë. Po jo e budallenj, Putini po bën atë që ka thënë, pra që nuk do të jetë vetëm Amerika qendër, dhe madje as me dy superfuqi si në Luftën e Ftohtë, por me disa qendra. Një është Rusia, një tjetër Kina, një tjetër Turqia, një tjetër Gjermania, e kështu me radhë. Dhe më duket se kjo ide ka konsensus në botë”, thekson Stone në intervistën që është botuar njëkohësisht edhe në gazetën serbe Danas, edhe në Sputnik-seksionin në gjuhën serbe.

Por ajo pjesë ku regjizori amerikan lëshon scoop-in është pikërisht kur flet për bazën amerikane në Ferizaj.

“Po flasim për Perëndimin, por vendet e tjera nuk kanë vullnet të lirë. NATO kontrollon Evropën. Dhe siç thotë Putini,  anëtarët e NATO-s nuk janë aleatë, por pengje të Amerikës. Pse? Sepse në territorin e tyre ka armë bërthamore të cilat mund të përdoren vetëm nga vullneti i amerikanëve. Kjo nuk ka të bëjë me britanikët, francezët, italianët … natyrisht por me aleatët e vegjël të Europës Lindore dhe Ballkanit. Çfarë ndodh në kampin Bondsteel në Kosovë? Është një instalim ushtarak shumë serioz. Kjo është një çështje serioze.  Ne jemi një perandori e madhe dhe askush nuk flet për këtë. Aty mund të ketë armë bërthamore dhe ne nuk flasim”, thotë Stone.

Duke komentuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë, Stone thekson se këto relacione janë shumë të vjetra, por distanca bën të veten dhe ai limitohet të diskutojë mbi Ballkanin pasi thotë se nuk e njeh shumë.

Pjesa më e madhe e filmit që Stone prezantoi në Sarajevë përbëhet nga intervista me Putin mbi gjendjen në Ukrainë dhe në veçanti Krimenë.

Regjizori i njohur, çështjen e Krimesë e quan tërësisht të ndryshme me atë në pjesët e tjera të konfliktit tjetër në Ukrainë.

“Nuk kishte trazira në Krime në krahasim me pjesët e tjera të Ukrainës. Pse? Nëse ata ishin të pakënaqur me rezultatet e referendumit, diçka do kishte dalë deri tani. Kështu ndodhi edhe me Kosovën. Perëndimi e ndau vetë dhe Serbia s’kishte farë punë në këtë lojë. Gjithçka u bë në mënyrë të njëanshme. Kurse në Krime, u mor vendim parlamenti dhe në fund u bë referendum për ndarjen.  Vetë Putini thotë ishin njerëzit që e donin bashkimin me Rusinë.  Në atë kohë, kishte një frikë të madhe se në Krime do të nisnin masakrat, por ja që s’ndodhi”, deklaron Oliver Stone, i cili megjithatë pret që njerëzit ta komentojnë lirisht filmin e tij si të duan.

“Unë paraqes faktet e nuk dua të komentoj. Le ta bëjnë vetë njerëzit intepretimin”, thotë ai që megjithatë nuk e konsideron veten një njeri 100% i paanshëm, por që thotë opinionin e tij, që natyrisht mund të jetë subjektiv.

Përgatiti: Ylli Pata  – /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
LSDM: VMRO po mashtron qytetarët për projektet e qeverisë

LSDM: VMRO po mashtron qytetarët për projektet e qeverisë

Petrit Vasili: Edi Rama është kthyer në turist, pushime të mbara…

LSI akuza Edi Ramës: milionat e shqiptarëve po investohen jashtë, klima për biznesin mbytëse

Qëllohet me armë zjarri në hyrjen e një reparti ushtarak, ja ku ka ndodhur ngjarja…

Durrës: aksidentoi burrë e grua, arrestohet 33-vjeçari

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni