Lëkundje të fuqishme tërmeti kanë nxjerrë jashtë banesave qindra banorë në shumë qytete të Shqipërisë, kryesisht të asaj të Mesme, ku veçon Durrësi, Tirana, Elbasani etj., ndërkohë që ato janë ndjerë nga veriu në jug.
Paraprakisht mësohet se tërmeti e ka patur epiqendrën në detin Adriatik, e se ka qenë deri në 7.5 ballë të shkallës rihter.
Vlerësohet gjithashtu se lëkundjet kanë qenë më të fortat e 20-30 viteve të fundit.
Për ironi, kjo të çon të paralajmërimi presidencial, ai i Metës pak muaj më parë, që, qartazi me indicie politike, i kërkoi qeverisë të dinte se ç’masa po merrte në kuadër të një tërmeti të fuqishëm të paralajmëruar nga autoritetet greke.
Llogaritet që pasojat materiale të jenë të konsiderueshme, sidomos në banesa, brenda dhe jashtë, ndërsa sa i përket atyre njerëzire përflitet vetëm për disa të lënduar. /tesheshi.com/