Ditë pas u fal nga amnistia e bujshme e presidentit Ivanov, Kosta Krpaç, ish-i akuzuar për korrupsion, qëlloi mbi veten duke i dhënë fund jetës.
Në fillim ai gjuajti me armë që nga ballkoni i shtëpisë së tij në lagjen “Kapishtec” të Shkupit.
Sipas informacioneve të portalit maqedonas, A1on, të marra nga policia, gjatë futjes me dhunë në banesën prej së cilës u qëllua, trupat policore kanë gjetur trupin e pajetë të tij të goditur nga një plumb.
Kosta Krpaç, njihej dhe si pronar i portalit maqedonas, Netpres.
Arsyet e kësaj vetëvrasjeje ende nuk janë bërë të ditura. /tesheshi.com/