Në Saraj të Shkupit rrufeja ka goditur një shtëpi që për pazojë u kaplua nga zjarri. Ky tmerr u përjetua nga familja Ademi ku gjithçka u shkrumbua. Por fati i mirë ndihu të gjashtë anëtarët e saj të cilët nuk pësuan ndonjë lëndim.
“Fëmijët dhe fqinjët që ishin jashtë alarmuan se ka zjarre. Në atë moment shpejtuam për të parë se cila shtëpi u dogj. Në atë momente e nxorëm hallën time, me fëmijët e vegjël dhe nusen”, tha Ramadan Iseni, familjar.
Banorët thonë se shkaku kryesor i goditjes së rrufesë është se shtyllat elektrike nuk janë rrjet tokëzimi.
“Ngjarja ka ndodhur për shkak rrufesë kur ka goditur, dhe kjo shtylla e ka bartë rrymën meqë nuk ka rrjet që tërheq atë energji, dhe për këtë është djegur shtëpia”, u shpreh Halil Selimi, banor i lagjes.
Ata thonë se në raste të tilla motit të keq EVN duhet të ndërpresë energjinë elektrike, për të mos ndodhur siç thonë fatkeqësi të ngjashme. /tesheshi.com/