Mbrëmja e së mërkurës ka qenë dramatike për deputetin nga radhët e LSDM-së, Masim Dimitrievski i cili në kafenenë “Palas” të Shkupit është sulmuar nga dhjetë persona, mes të cilëve kanë qenë edhe disa policë civilë. Këtë e bën të ditur portali maqedonas, Nova TV.
Agresorët në gjendje të dehur, së pari në mënyrë verbale kanë provokuar Dimitrievskin, e më pas kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht.
Mirëpo në ato momente ka ardhur sigurimi i lokalit dhe gjatë rrëmujës që pasoi kanë rënë në tokë disa pistoleta të policëve civilë.
Dimitrievski ka thënë se ka tentuar të mos bjerë pre e provokimeve, por ka reaguar sepse me të ka qenë edhe bashkëshortja e tij.
Po ashtu njoftohet se Dimitrievski rastin e ka paraqitur në ministrinë e Punëve të Brendshme. /tesheshi.com/