Më shumë se 30,000 ushtarë kryen vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Sipas një studimi nga Thomas Howard Suitt i Universitetit Brown në Rhode Island, dhe vlerësimin e të dhënave që ai mori nga Administrata e Veteranëve, numri i ushtarëve të vrarë në luftëra ka rënë ndjeshëm që nga viti 2007.
Sidoqoftë, numri i ushtarëve që kanë kryer vetëvrasje është rritur në vitet e fundit.
Trajnimi ushtarak, stresi, trauma
Hetimi zbuloi se pas sulmeve të 11 shtatorit, i cili hapi rrugën për pushtimin e Irakut dhe Afganistanit, kur SHBA filluan të ndiqnin një politikë të jashtme më agresive, 30,177 ushtarë u vetëvranë gjatë ose pas misionit.
Kërkimi tregoi se 7,057 ushtarë amerikanë u vranë në të njëjtën periudhë për shkak të luftës.
Ndër arsyet e dhëna për vetëvrasjet janë trajnimi intensiv ushtarak, stresi, trauma, qasja e vazhdueshme në armë dhe pamundësia për t’u përshtatur me jetën civile. /tesheshi.com/