Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkruar në gur: si i “sistemoi” Lituania statujat e epokës sovjetike

by te Sheshi
04/09/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Shkruar në gur: si i “sistemoi” Lituania statujat e epokës sovjetike

Përgjatë gjithë Europës ish-komuniste, problemi është i njëjtë: me qindra statuja të së kaluarës së palavdishme u hoqën nga piedestalet për të zënë myk në magazina. Madje, dhe në disa qytete amerikane statujat e Konfederatës po dalin “tepër”. Ndërsa debatet për të kaluarën kanë ulje-ngritjet e tyre, disa vende kanë arritur t’ua heqin fuqinë statujave duke i “sistemuar” në parqe për t’u treguar të rinjve imazhe për një kohë që nuk e kanë jetuar. “The Economist” sjell përvojën e Lituanisë…

Pavarësisht disa objekteve pa shije, parku Grutas tregon sesi mund të zbehet fuqia e monumenteve kontraverse.

Jozef Stalini qëndron me veshje ushtarake, dorën zhytur në gjoks brenda palltos së tij. Vladimir Lenini ulur – i relaksuar, këmbë mbi këmbë- me një libër në dorë. Gjetkë, ai duket tek shtrin dorën, duke imituar pozën që përshtati për veten kur mbërriti në Rusi në vitin 1917 për të marrë pushtetin. Parku Grutas, një kopsht skulpturash në jug-perëndim të Lituanisë, është shtëpia e 86 relikeve të tilla nga epoka sovjetike. Ngritur nga Viliumas Malinauskas, manjati i kërpudhave, parku ka qenë shtëpia mes pyjesh e familjes që prej vitit 2001.

Në vitin 1990, kur Lituania shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik, qytetarët rrëzuan statujat e liderëve dhe figurave të rëndësishme komuniste. Në momentin e nxehtë politik mendohej shumë pak se çfarë duhej bërë me këto statuja më pas (ashtu si është tani rasti që shumë qytete amerikane kanë hequr monumentet e tyre të konfederatës). Pas një debati në parlamentin e Lituanisë, statujat u hoqën dhe u magazinuan.

Në parkun Grutas, ato janë shpërndarë me kujdes përgjatë një pylli me sipërfaqe 20 hektarë. Figurat janë grupuar sipas rolit në aktivitetet sovjetike: Sfera e Kuqe përfshin anëtarët e Rezistencës, Sfera e Vdekjes tregon mjetet e përgjakshme me të cilat regjimi mbahej në fuqi. Në të vërtetë, parku lejon demonstrimin e një spektri të gjerë vuajtjesh në terrene që rikrijojnë blloqet e gulagut, kullat e rojes dhe gardhet me tela me gjemba.

Edhe pse në një mjedis gjethor, figurat nuk janë të izoluara nga historia në të cilën patën rol.

Shumë nga këto statuja kanë merita të qartë artistike. Detajet janë mbresëlënëse: shprehja e sfidës në fytyrat e revolucionarëve të rinj është veçanërisht e dallueshme. Madje edhe punimet më pak figurative, të tilla si mozaiku i të rinjve që luajnë, janë intriguese. Parku shpesh të fton të merren në konsideratë këto figura historike dhe të qeshet me ta, por kjo nuk përjashton faktin që statuja të tilla janë punime komplekse artistike.

Një nga skulptorët punimet e të cilit përfshihen në koleksionin e parkut, është i ndjeri Konstantinos Bogdanas. Ai kishte refuzuar ta distanconte veten nga ajo që ai e quante “punë e tij ideologjike”, por respektohet ende në Lituaninë e pavarur për shkak se ai ka krijuar po ashtu skulptura të heronjve të rezistencës së vendit. Ai vinte në dukje që, ashtu si të gjithë lituanezët, i duhej të mbijetonte. “Shumë statuja të madhërishme u bënë për Neronin, dhe ai ishte një tiran”.

Si rezultat, Bogdanas ishte shpirtgjerë për parkun Grutas, duke vënë në dukje se “punimet në park janë praktikisht skulpturat më të mira nga ajo kohë”. Pavarësisht shqetësimeve për biletën e hyrjes dhe disa elementëve surrogato, ai ndjente se parku ishte një ndërmarrje fisnike. “Deri vonë, këto statuja qëndronin në rrugët e qyteteve tona. Ato duhet të shihen nga të rinjtë që aktualisht nuk dinë asgjë për periudhën sovjetike”, ka thënë ai.

Konteksti më i fundit funksionon pasi rrëzon forcën e statujave. Ato janë hequr prej kohësh nga vendi i pushtetit politik, – që tregon qartë mungesën e vlerësimit për idetë që përçojnë në ditët e sotme – dhe ato u shndërruan në statuja të mykura dhe të pista me kalimin e kohës. Vetë pylli në vetvete ka qenë dikur strehë e rezistencës lituaneze; tani që statujat janë vendosur brenda kufijve të tij, sistemit sovjetik në mënyrë simbolike  i është bërë jetëshkrimi.

Sigurisht, gjithçka nuk ka kaluar pa debate: shumë lituanezë ende e konsiderojnë parkun Grutas si me shije të keqe. Disa politikanë protestuan në parlament jo shumë kohë pas krijimit të tij në vitin 2001. Për të qenë të saktë, atraksionet e tjera të parkut – si “Dita Sovjetike”, kur aktorët performojnë skena nga jeta e Leninit dhe dyqani pa shije e dhuratave komuniste, shkojnë në një linjë të pagjurmueshme.

Parku, fillimisht propozoi të transportonte vizitorët nëpër shina, me makina të tërhequra nga buajt, një tallje pë rata që përdornin makineri të tilla për të transportuar të burgosurit në Siberi. Kjo ide, për fat të mirë, u braktis.

Por, parku Grutas mbetet një shembull interesant sesi statujat mund të vendosen në një kontekst të ri. Ndërsa ka vende që ende kanë vështirësi me sistemimin e së kaluarës së palavdishme dhe nuk gjejnë dot një vend të drejtë për monumentet e tyre kontraverse, parku ofron një model alternativ përkundër muzeumeve ose shkatërrimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Next Post
Dy të rinj shkojnë në spital me dëmtime në kokë e trup, nisin hetimet   

Përballja Kosovë-Norvegji, policia publikon planin e masave: rrugët që bllokohen

‘Drejtësia’, mazhoranca thirrje opozitës: Kthehuni në tryezë të mbyllim draftin bashkë

Zbardhet dokumenti: gjyqtarja e vrarë Fildes Hafizi kishte vënë në dijeni KLD që në muajin shkurt

Të ardhurat nga turizmi, 2 milionë kupona më shumë se 1 vit më parë

Të ardhurat nga turizmi, 2 milionë kupona më shumë se 1 vit më parë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni