Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkrimi i fundit i Blushit: mos vallë i ka “vjedhur” Ramës aliteracionin?!

by te Sheshi
15/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Shkrimi i fundit i Blushit: mos vallë i ka “vjedhur” Ramës aliteracionin?!

Shkrimi më i fundit i Ben Blushit, në të cilin godet ashpër kolegë të tij socialistë për thënie e qëndrime patetike në asamblenë e fundit të PS-së, ka patur një risi gjuhësore, që ngjan e huazuar nga kundërshtari i tij më i rreptë, Rama. Është fjala për atë që në letërsi njihet si aliteracioni.

Deri më sot, në shkrimet e tij gazetareske Blushi nuk e ka përdorur këtë lloj stili, duke u veçuar më tepër tek fjalia e shkurtër e plot spec, ndërtuar me anë të figurave dhe krahasimeve të futura mjeshtërisht, sigurisht.

Tek e fundit, në mos pastë talent politik, pa dyshim që ka talent letrar. Por në të njëjtat ujra noton dhe Rama, që vjen po ashtu nga bota e letrave dhe që vijon të qëndrojë ende aty, pavarësisht angazhimeve politike.

Dhe nganjëherë, duket sikur dy miqtë e dikurshëm, pas mospajtimeve politike fshehin dhe një garë letrare mes vedi me nuanca xhelozie artistike.

Dhe ja pra, së fundi Blushi shfaqet me një risi në narrativën e tij politiko-kritike, duke e mbajtur njëherësh atë dhe në tensionin e nevojshëm letrar, që është dhe arma më e fortë e tij, që njëherësh e shndërron në të dobët politikisht, ngase e ushtron atë letrarisht.

Por vëreni ngjashmëritë  e stileve:

Rama tek “Kurban”-i kur trajton letrarisht fjalorin e Berishës:

….Kur ja nisi politikës me libër shtëpie me njëmijë vëillime, vite me radhë, kundër kujtdo i dilte përpara me nënë, grua, motër, djalë, vajzë, vëlla, xhaxha, hallë, dajë, teze, kunetër, baxhanakë, kushërinj, të parë, të dytë, të tretë, të shtatë, të qenë e të paqenë, të gjallë e të vdekur, të njohur e të panjohur, me shokë, me miq, të vërtetë a të sajuar, ose në bllok të gjithëve vrasës, zagarë, qen, bushtra, kusarë, kollovarë, hajdutë, makutë, mamuthë, përversë, pusho, homoseksualë, kriminelë, kafshë, grabitqarë, trutharë, prostituta, pusho ti, komunistë, gjakësorë, pa atdhe, pa familje, të pafe, ik ore, spiunë, denonciatorë, terroristë, puçistë, banditë, kastravec, persekutorë, bashkëpunëtorë, gjenocidistë, vemje, tradhtarë, shko more, imoralë, drogaxhinj, delenxhinj, gjarpërinj, faqezinj, trafikantë, mafiozë, përdhunues, zemunllarë, kumbarë, qepe se dhe aty do të dal, minj, zullumzinj, ditëzinj, bixhozçinj, këpëdarë, kokëpalarë, oktapodh, dhi, ikni ore, kakardhi, laraska, bagëti, motërsharë, pisa, leshpërgjakur, barkfëlliqur, zorrëtyrashur, belpërdredhur, ik të thashë, turiqen, mbylle gojën, turimi, turikëpucë, trupeshk, pis pisi, turitepsi, turikazan, mjeranë, shpirtkatranë, shpirtakrepa, shpirtkazëm, surratmajmun, jua them unë më mirë mos jua them, lecka, plehra, legen, fare hajvan, kunguj fare….     

Blushi në shkrimin e fundit:

Prandaj më vjen mirë që doli në publik, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se nuk ndahemi për një presje, nuk ndahemi për një pikë, nuk ndahemi për një stol, nuk ndahemi për një rol, nuk ndahemi për një timon, ndahemi për një hon, nuk ndahemi për një rrotë, nuk ndahemi për disa rrota, nuk ndahemi për disa vota, nuk ndahemi për disa gota, nuk ndahemi për një kat, nuk ndahemi për një pjatë, nuk ndahemi për një lugë, por ndahemi për një rrugë.

Qofshin socialistë apo konformistë. Qofshin të ditur apo të paditur. Qofshin ministra apo kanistra. Qofshin karvanë apo matanë. Qofshin me hirin apo pahirin. Qofshin me punën apo me dhunën. Qofshin shumë  apo lumë. Qofshin një apo asnjë. Qofshin diç apo hiç. Qofshin të pamë, të lame të mbramë apo të ramë.

E para, Partia të blen dhe të ushqen, Shqipëria të ngop dhe të bren.E dyta, me Partinë lodhesh dhe fle, me Shqipërinë gdhihesh, zgjohesh dhe bje.E treta, Partia është një strehë që ndrron, Shqipëria është e vetmja shtëpi që të mbron. E katërta, Partia ndotet si ndrresa, Shqipëria është e qashtër dhe e pastër, është krijesa. E pesta, Partia është qerrja, është shiu dhe parmenda, Shqipëria është toka, është uji dhe lënda.

Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Ende huti për arsyen e vërtetë të tërheqjes së trupave ruse nga Siria

Shkup: veteranët e UÇK-së, protestë kundër ekstradimit të Dugollit në Serbi

Palestinezja Hanan Al Hroub: Unë, mësuesja më e mirë në botë, e dalë nga një kamp refugjatësh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni