Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkolla e Marikajt që mban emrin e një hoxhe: ja kush ishte Ramazan Subashi

by te Sheshi
10/10/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 8 mins read
A A
Shkolla e Marikajt që mban emrin e një hoxhe: ja kush ishte Ramazan Subashi
13
SHARES

Nga Ylli Subashi, Roald A. Hysa

Shumë hoxhallarë në trevat e Tiranës ia kanë kushtuar jetën e tyre arsimit shqip pikërisht në ato kohë kur ishte shumë e vështirë ta bëje një gjë të tillë. Mund të përmendim shumë emra, por ata që dallojnë janë figurat e Hafiz Dalliut dhe të hoxhë Hasan Voglit. Në gjurmët e këtyre dy hoxhallarëve do të ecnin shumë të rinj, të cilët më pas ua kushtuan jetën arsimit dhe mësimit të shqipes. Në këtë shkrim do t’ju përcjellim shkurtimisht detaje nga jeta e hoxhë Ramazan Subashit, i cili shërbeu me devotshmëri në zonën e Vorë-Marikajt si arsimtar i shqipes, por edhe si imam e predikues i fesë islame. Mbushen plot 100 vjet nga dita kur ky hoxhë i nderuar filloi të japë kontributin e tij për shqipen.

Mësuesi patriot Ramazan Subashi lindi në fshatin Marikaj të Tiranës me 12 shkurt 1893 në një familje me tradita fetare. Me ndërhyrjen dashamirëse të disa miqve, babai i tij, Sadik Subashi e dërgon djalin e tij, Ramazanin rreth moshës 20-vjeçare në Tirane për të përvetësuar arsimin fillor në gjuhën shqipe tek mësuesi patriot tiranas, Hasan Vogli. Ky duke parë zgjuarsinë, sjelljen dhe talentin në mësimin e gjuhës shqipe e mban për disa vite në shtëpinë e tij. Krahas mësimit dhe njohurive të gjuhës dhe të shkruarit shqip, Ramazani 23-vjeçar në vitin 1915 përfundon edhe gjimnazin turk të asaj kohe në Tiranë (ruzhdijen), ku mëson edhe gjuhën turke e arabe.

I pajisur me njohuritë e duhura, hoxha Ramazan Subashi kthehet në fshatin e tij të lindjes në vitin 1916. Në këtë moment, djaloshi nis punën e tij në tre drejtime kryesore, ku drejtimi i parë  padyshim ishte përhapja e mësimit dhe e shkrimit të shqipes sipas ideve të rilindasve tanë. Drejtimi i dytë ishte veprimtaria si  klerik dhe predikues i fesë islame ne trevën Marikaj, Vorë e deri në Shijak. Drejtimin e tretë te Ramazan Subashi do ta shohim në rolin e një drejtuesi të aftë, të një patrioti dhe atdhetari të zotin. Drejtoria e përgjithshme e arsimit e asaj kohe me drejtor Luigj Gurakuqin arriti të hapë gjatë periudhës 1916-1918 një sasi të konsiderueshme shkollash të arsimit fillor 3 klasash nëpër fshatra. Në këtë situatë, me kërkesën e vazhdueshme të banorëve, si dhe me përkrahjen e nënprefektit të Durrësit, Hamit bej Toptani, i cili zotëronte një pjesë të tokave të fshatit Marikaj, por dhe si fshati me numrin më të madh të banorëve dhe me një vend të përshtatshëm, me vendim të prefekturës së Durrësit, me 10 tetor 1916 në fshatin Marikaj hapet shkolla e parë shqipe për trevën e  Vorës dhe Maminasit.

Kjo datë shënon fillesën e të mësuarit shqip jo vetëm për banorët e fshatit  Marikaj, por edhe të disa fshatrave përreth si Vlashaj, Karrec, Vorë etj. Iniciatori  dhe mësuesi i parë i kësaj shkolle ka qenë hoxha Ramazan Sadik Subashi. Në kujtimet e tij ai dëshmonte për gëzimin e asaj dite. “Na dukej vetja sikur fluturonim edhe pse për lokal shkolle shërbente një kasolle e mbuluar me kashtë. E nisëm me 4 nxënës dhe shumë shpejt u bënë 35”. Në vitin shkollor 1917-1918 me kontributin vullnetar të banorëve u ndërtua godina e parë shkollore në historinë e trevës së Vorës dhe Maminasit. Kjo ndikoi në shtimin e numrit të nxënësve edhe nga fshatrat përreth. Në vitin 1923 për shkollën fillore të Marikajt vijnë vlerësimet e para. Në raportin mbi gjendjen aktuale të shkollave të datës 30/6/1923 thuhet “…shkolla e Marikajt është e re, e ndërtuar dhe e plotësuar me të gjitha orendite dhe me bazën materiale të nevojshme. Gjithashtu mësuesi është tepër i aftë dhe i kujdesshëm. Vendi i ndërtesës është shumë i mirë pasi i shërben edhe fshatrave përreth”.

E ndërsa ne shkollën e Marikajt  vazhdonte  mësimi rregullisht, banorët e Vorës vazhdonin përpjekjet me këmbëngulje për hapjen e shkollës së tyre. Viti shkollor 1930-1931 shënon hapjen më së fundi të shkollës fillore në Vorë, por njëkohësisht  shënon edhe mbylljen e shkollës fillore në Marikaj dhe transferimin e mësuesit Ramazan Subashi në shkollën e Vorës duke u bërë kështu edhe mësuesi i parë i kësaj shkolle. Mbyllja e shkollës fillore në Marikaj dhe transferimi i mësuesit nga fshati Marikaj i nënprefekturës së Shijakut në komunën e Vorës të nënprefekturës së Tiranë për mungesë fondesh, ishte një justifikim. Arsyet ishin të tjera. Mësuesi Ramazan Subashi në vitin 1923, ashtu si edhe shumë mësues të tjerë me pikëpamje demokratike dhe përparimtare, ishte anëtar i shoqërisë Bashkimi, në nëndegën e Shijakut. Shoqëria Bashkimi nuk shihej me sy të mirë nga qeveria e asaj kohe, pasi pikëpamjet e saj binin ndesh me qeverinë. Me 20 Maj 1925, Ministria e Brendshme duke ndjekur veprimtarinë e shoqërisë Bashkimi, në një shkresë të saj pasqyron emrat e 18 anëtarëve të degës së Shijakut. Nga këto, 8 anëtarë ishin mësues dhe njëri prej tyre ishte Ramazan Subashi. Anëtarët e kësaj shoqërie survejoheshin dhe ndiqeshin si kundërshtarë politikë të qeverisë së asaj kohe.

Një tjetër arsye e këtyre përndjekjeve për Ramazan Subashin, ishte se në votimet e vitit 1923 ai u zgjodh zgjedhës i dyte për tërë zonën e tij, ku ai përfaqësoi shoqërinë, Bashkimi. Për këto arsye atë kërkojnë ta transferojnë në zona të thella të Tiranës, por përsëri këmbëngulja e banorëve të zonës bëri që ai të mos transferohej në zonat e thella, por të shkonte si mësues në fshatin Kashar, duke u bërë kështu edhe mësues  i parë edhe për këtë fshat, ku qëndroi për një periudhë të shkurtër pasi këmbëngulja e banorëve të Vorës bëri që ai të kthehet përsëri si mësues në Vorë. Si ndërtesë e shkollës së Vorës në atë kohë shërbente hani i fisit Picari dhe kjo shkollë i shërbente një komuniteti shumë të gjerë të fshatrave Vorë, Muçaj, Picar, Gjokaj, Bërxull, Mazrek dhe Fushë-Prezë. Banorët e zonës së Vorës  dhe nxënësit e tij, të asaj kohe ruajnë kujtimet me të mira për mësuesin e parë të tyre, si mësues i rregullt, i ditur, kërkues  dhe shumë i rreptë për përvetësimin e mësimit, sa ata shprehen se ai nuk dilte nga klasa pa u siguruar që edhe nxënësi i fundit ta kishte përvetësuar mirë mësimin.

Mësuesi Ramazan Subashi iu dha mësim nxënësve në shkollën e Vorës  deri në çlirimin e vendit dhe  pastaj ai kthehet  pas një periudhe 15-vjeçare përsëri në fshatin  e tij të lindjes  në Marikaj, në vitin 1948-1949, ngaqë numri i nxënësve u rrit dhe shkolla  e Marikajt bëhet me 2 mësues.  Këtë vit shkollor ai punon bashkë me djalin e tij, Seit Subashi, që në atë kohë kishte mbaruar shkollën normale të Elbasanit dhe ishte normalisti i parë i kësaj treve. Mësuesi Ramazan Subashi, pas një pune të gjatë në përgatitjen e brezave të tërë nxënësish në tërë zonën e Vorës del në pension në vitin 1951, por asnjëherë ai nuk u shkëput nga shkolla dhe arsimi. Atë e shikoje gjithmonë pranë mësuesve më të rinj, dhe nxënësve dhe në mbarëvajtjen e shkollës duke dhënë gjithmonë eksperiencën e pakursyer të tij.

Për punën e përkushtuar për një periudhë 35-vjeçare në edukim dhe arsimim në  vitin 1966, në kuadrin e 50 vjetorit hapjes së shkollës Marikaj, ai dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin, Naim Frashri, i kl. III. Në vitin 2002 pas një vonese të gjatë emri i mësuesit veteran, i banorit të parë të kësaj treve që mësoi të shkruajë dhe lexojë shqip dhe këtë ua transmetoi edhe të tjerëve, u përjetësua duke i vënë shkollës 9-vjeçare emrin, Ramazan Subashi. Figura e këtij personaliteti rrezatoi për vite të tëra dituri, patriotizëm dhe fisnikëri. Në drejtimin e dytë të Ramazan Subashit, në aspektin e një kleriku dhe predikuesi të fesë islame shikojmë se ai ishte një mësues dhe edukator i shkëlqyer, i brumosur me  besimin tek Zoti dhe se gjithmonë, shkolla, mësimi dhe shkenca gërshetoheshin me mësimet morale te fesë islame dhe fjalën e Zotit. Në një kohë të caktuar ai shërbeu dhe si mësues, por edhe si imam në fshatin Marikaj.

Figura e Ramazan Subashit ndërmjet mësuesit dhe predikuesit islam vërehet edhe në drejtimin që ai iu dha dy djemve të tij, ku djali i tij i madh Seiti mori drejtimin e arsimit, duke u bërë normalisti i pare i zonës, ndërsa djali tjetër Fadili mori drejtimin e predikuesit islam, duke mbaruar Medresenë e Tiranës. Vetë Ramazan Subashi, krahas mësimeve të para të gjuhës shqipe mori edhe mësimet e para fetare islame nga mësuesi i tij i parë, hoxhë Hasan Vogli, që ishte edhe një predikues i rregullt i fesë islame. Njëkohësisht mësimet fetare i mori edhe në gjimnazin turk të asaj kohe. Për të rritur në një shkallë më të lartë njohuritë e tij mbi fenë islame, ai mbaron studimet në medresenë e Shijakut, që vërtetohet nga dokumenti i lëshuar nga kjo shkollë me dt 17/4/1937. Ramazan Subashi megjithëse shërbente  si imam në xhaminë e fshatit Marikaj aktiviteti i tij shtrihej në tërë zonën e Vorës dhe Maminasit, ku ligjëratat e tij mjaft  tërheqëse mbi moralin e fenë islame bëheshin pjesë  e çdo të premteje apo çdo familje në raste gëzimi e hidhërimi. Ai shoqërohej me personalitete fetare të asaj kohe, si H. I. Dalliu, H. Mahmud Dashi,Haki Sharofi, H.Ismet Dibra etj., ku bashkëbisedonin mbi tema të ndryshme rreth fesë islame. Pas daljes në pension atë e gjejmë përsëri imam ne Marikaj me dekret të Komunitetit Mysliman nr. 35 dt 22/5/1956.

Me indinjatë të thellë do ta përjetonte  ligjin famëkeq të ndalimit të fesë të vitit 1967, sidomos prishjen e xhamisë në fshatin Marikaj, ku kishte shërbyer dhe ligjëruar për vite të tëra vlerat morale të fesë islame. Megjithëse në moshë të thyer, ai do të gjente ngushëllimin me bashkëfshatarët e tij në biseda rreth fesë islame dhe duke kryer në fshehtësi ritualet e festave islame, si dhe namazin e teravive gjatë muajit të Ramazanit. Drejtimi i tretë mbi jetën e Ramazan Subashit do të ishte ne aspektin atdhetar e patriotik, human dhe njerëzor. Që në rininë e tij ai ishte brumosur me idetë atdhetare te rilindësve dhe më vonë me moralin e lartë të  fesë islame. Këto veti ai do t’i pasqyronte gjithmonë  në jetën e tij me ndihmën që iu jepte bashkëfshatarëve, kur ai ju gjendej atyre gjithmonë pranë në hallet dhe vështirësitë që kishin. Ai disa herë me personalitetin e tij arriti të shpëtonte fshatin dhe fshataret nga valët e egra të luftës, pasi ai gëzonte respektin e qeveritareve të Shijakut dhe të familjes Picari në Vorë nga varej fshati Marikaj. Edhe pas çlirimit të vendit aktiviteti i Ramazan Subashit erdhi gjithmonë në rritje, ku me iniciativën dhe këmbënguljen e tij u përgatitën breza të tërë mësuesish dhe kuadro të tjerë nga fshati Marikaj, duke filluar nga dy djemtë e tij Seit dhe Fadil Subashi  dhe një numër i madh nipërish dhe mbesash qe mbajne mbiemrin Subashi. Vleresim i madh për mesuesin, edukatorin, predikuesin islam dhe njeriun human do të vinte vetëm pas rënies se sistemit komunist, ku shkollës 9-vjeçare në Marikaj i vendoset emri Ramazan Subashi dhe figura e tij u vlerësua  nëpër gazeta  dhe shkrime të ndryshme.

Me këtë rast vlen të përmendim, se znj. Fatrije Alimehmeti-Daja në librin mbi patriotin Hasan Vogli  i jep një vend të rëndësishëm figurës së nxënësit të tij Ramazan Subashi. Po kështu në librin e z. Xhemal Balla, “Personalitete të Kulturës Fetare e Atdhetare në Tiranë”, një vend të veçantë si mësues dhe klerik mysliman do t’i japë hoxhë Ramazan Subashit. Gjithashtu edhe në librat e ish-nxënësit te tij Xheladin Shaqir Subashi, mbi fshatin Marikaj dhe Arsimi ne Trevën e Vorës  një vend mjaft të rëndësishëm  i ka  dhënë figurës së mësuesit Ramazan Subashi, ku autori shpalos kujtimet më të bukura për mësuesin e vet. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Kosova zhgënjen sërish: humbet 3-0 me Ukrainën

Kosova zhgënjen sërish: humbet 3-0 me Ukrainën

Droga: Rama vijon t’i falet Guarda Di Finanza-s

Droga: Rama vijon t’i falet Guarda Di Finanza-s

Nëse vizitoni Stambollin, këto janë 5 rrugët ku mund të blini rehat

Nëse vizitoni Stambollin, këto janë 5 rrugët ku mund të blini rehat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.