Shkodra u trondit mbrëmë nga vrasja e një mjeku.
Ilir Alija, 40 vjeç u vra në banesën e tij, siç informohet, në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve, nga fqinji i i tij Dritan Ymeri, pas një grindjeje për çështje pronësie.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”. Viktima e ushtronte profesionion e mjekut në një fshat të Shkodrës.
Autori i krimit mbahet i rrethuar nga forca të shumta policore, pasi nuk pranon të dorëzohet. /tesheshi.com/