Siç Basha ofroi albumin e tij fotografik nga Shkodra nën ujë, sipas tij prej qeverisë, ashtu dhe Rama ka ofruar një album të ngjashëm por me të tjera linja, atë që shteti është pranë të përmbyturve.
Duke ia deleguar ndjekjen nga afër të operacioneve të ndihmës asaj që nesër mendohet se do jetë në garë për të marrë Shkodrën si kryetare bashkie, zv.kryeministres Senida Mesi, Rama ka ofruar pamje me ngjyra optimiste, ku veçojnë turqit e TIKA-s duke shpërndarë ndihma, e forcat e ushtrisë duke u marrë me logjistikën transportuese.
“Shkodër – SHTETI NË KRYE TË DETYRËS (përtej llogjeve përçarëse, situata në përmirësim të vazhdueshëm falë angazhimit real të Forcave të Armatosura dhe çdo strukture përkatëse të shtetit)”, shkruan Rama. /tesheshi.com/