Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se njësitë e saj ishin shënjestra e sulmeve nga një “grup i armatosur ilegal armen” në Nago-Karabak dhe se një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos nga ky rast.
Ministria deklaron se sulmi ndodhi në rajonin Hojavend të dielën pasdite dhe se pati përgjigje me pasojë gjashtë sulmues të vranë.
“Si rezultat i sulmit, një anëtar i ushtrisë azerbajxhanase u vra”, tha ministria të hënën, duke shtuar se ushtari i plagosur ishte në gjendje të qëndrueshme.
Ata thonë se do të marrin “masa vendimtare” nëse sulmet e forcave armene përsëriten.
Deklarata erdhi disa orë pasi Ministria Armene e Mbrojtjes mohoi pretendimet e medias për luftime në rajonin fqinj Hadrut, duke thënë se forcat armene në Nago-Karabak “respektojnë rreptësisht” armëpushimin.
As zyrtarët armenë dhe as të Nago-Karabakut nuk e kanë komentuar deklaratën e Azerbajxhanit deri më tani. /tesheshi.com/