Ngjyra e re quhet e kaltër YInMn dhe është krijuar gjatë një eksperimenti me oksid magnezi me anë të të cilit synohej krijimi i materialeve të cilat do të mund të përdoreshin aplikime në elektronikë.
I emëruar nga kombinimi i materialeve Yttrium, Indium dhe Magnez, ky material ka një renditje të mahnitshme të pigmenteve dhe një strukturë unike kristalore, pra këto veti e bëjnë të zgjasë shumë dhe të jetë ngjyrë shumë e qëndrueshme.
Emri i ngjyrës së re është zbuluar aksidentalisht nga një ekip kimistësh në Universitetin Shtetëror të Oregonit në SHBA. Ndoshta ju duket si një e kaltër e zakonshme por kjo ngjyrë është një zbulim i rëndësishëm.
Ngjyra nuk zbehet kur përzihet me ujë apo vaj.
Po ashtu, kjo ngjyrë ka aftësi të reflektojë dritën infra të kuqe dhe si pasojë ngjyra e re “YlnMn” mund të përdoret për të lyer çatitë që të mbajë shtëpitë më të freskëta. /tesheshi.com/