Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkeljet: “Kultura” kosovare e zhytur në dallavere

by te Sheshi
09/07/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Shkeljet: “Kultura” kosovare e zhytur në dallavere

Nga Blendi Gashi

Një varg shkejlesh ka gjetur Auditi në Ministrinë e Kulturës që drejtohet nga Kujtim Shala i LDK-së. Kjo ministri lëre që nuk ka marrë për bazë rekomandimet nga viti paraprak por ka vazhduar me shkelje të shumta, duke mos respektuar procedurat e prokurimit publik, pastaj ka bërë kompensime jo të rregullta për punonjësit, shpenzime të parregullta, nuk ka arsyetuar si duhet mjetet e ndara për federatat sportive e deri tek parregullësitë në riparim të automjeteve.

Auditi ka gjetur se ministria ka nënshkruar kontratë për shërbime të telefonisë mobile, me operatorin ekonomik Ipko, pa aplikuar procedura të mirëfillta të prokurimit.

Tjetër shkelje ligjore e bërë nga MKRS është edhe mos menaxhimi i shpenzimeve sipas rregullave në fuçi.

“Filharmonia dhe Baleti i Kosovës kanë bërë kompensimin e stafit të brendshëm, të angazhuar në projekte, pa ndonjë rregullore, deri në muajin shtator kur është nxjerrë një e tillë. Poashtu, nuk ishte ndalë tatimi në burim në të ardhura personale për kompensimin e artistëve dhe punëtorëve teknik. Për më tutje, këto dy institucione bëjnë pagesa me para në dorë për solistët e huaj të angazhuar në projekte. Vlera e audituar e pagesave kesh është 29,230€. Institucionet kulturore si: Baleti i Kosovës, Ansambli Shota etj, për kompensimin e shpenzimeve për mëditje me rastin e udhëtimeve jashtë vendit nuk i zbatojnë rregullat e përgjithshme për udhëtime zyrtare. Pagesa për mëditje brenda dhe jashtë vendit paguhet sipas tarifës fikse 40€, edhe pse nuk ka ndonjë rregull të shkruar në lidhje me ketë”, thuhet në raport.

Problem është edhe emërimi i punëtorëve në pozitat të cilat nuk ishin paraparë në rregulloren për gradimin dhe pagat e krijuesve, ku në një rast punëtori me kontratë të rregullt nuk paguhet sipas akt emërimit, pra koeficienti i pozitës ishte shtatë ndërsa punëtori është paguar me koeficient gjashtë.

Auditi poashtu ka gjetur shkelje edhe në pagesën e bërë për “Riparimin e automjeteve” me vlerë 9,186 euro:

Sipas raportit bartja e një veture nga vendi i prishjes deri në servis, në distancën prej 182km, është faturuar me 480€, ndërsa nuk dihet as lokacioni prej nga, dhe deri ku është bartur vetura.

“Në dy raste çmimi i faturuar ishte më i lartë se i kontraktuar. Çmimi i faturuar për vajin e motorit ishte 14.24€, ndërsa i kontraktuar 9€, ndërsa Semeringut diferencial, çmimi i faturuar ishte 45.78€, ose pothuajse dyfishi i çmimit të kontraktuar 25€. Në shumicën e rasteve, pranimi i veturave të servisuara nuk është bërë si duhet. Përveç që nuk kishte komision të pranimit, mungon nënshkrimi I personit të autorizuar me rastin e pranimit të veturave të servisuara.  Në tri raste fletëpranimi kishte vetëm nënshkrim, dhe nuk kuptohet emri i zyrtarit që ka bërë pranimin, tetë fletëpranime kishin nga një mbishkrim ‘Zyrtari i MKRS’ dhe një fletë pranim ishte pa nënshkruar fare. Përveç kësaj, automjetet e dhëna si donacion nga EULEX ishin servisuar pa kontratë. Vlera e servisimeve të tyre ishte 5,670€. Këto kanë ndodhur për shkak të mos aplikimit të kontrolleve efektive”, thuhet në raport.

MKRS ka marrë vërejtje edhe në dhënien e subvencioneve dhe mos arsyetimin e tyre.

Sipas Auditit subvencionet e dhëna për gjashtë federata sportive dhe Komitetin Olimpik në vlerë totale prej 794,500€ nuk janë menaxhuar mirë.

“Auditimi ka gjetur se në dy raste mjetet e këstit të dytë, ishin derdhur pa u arsyetuar tërësisht kësti paraprak. Derisa kishte mangësi edhe tek arsyetimi i shpenzimeve për drekat, konferencat dhe furnizimeve te veshmbathjeve për sportist, sepse mungonin listat e pjesëmarrësve në konferenca/dreka, dhe atyre që janë furnizuar me veshmbathje. Këto mangësi kishin ndodhur për shkak te monitorimit të dobët të shpenzimeve nga MKRS, dhe mos përcaktimit të obligimeve të ndërsjella në marrëveshjet kontraktuale”

“Ne kemi gjetur dhjetë raste me vlerë 28,735€, ku subvencionet nuk janë arsyetuar edhe pse aktivitetet e subvencionuara kishin kohë që kishin përfunduar.  Në dy raste ishin dhënë subvencione me vlerë totale 3,805€ nga Departamenti i Rinisë, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për vlerësimin e projekt propozimeve. Kriteret që nuk ishin plotësuar janë: dëshmitë e profesionistëve për edukim shëndetësor, përvojë të dëshmuar në zbatimin e projekteve nga edukimi dhe promovimi shëndetësor, dhe afati kohor i implementimit të projektit”, thuhet në raport.

Ministria e udhëhequr nga Kujtim Shala shpenzimin e mjeteve në vlerë prej 410,000€ të ndara për gjashtë projekte të Institutit Arkeologjik të Kosovës, i ka bërë në kundërshtim më legjislacionin.

“Stafi që kishte punuar në realizimin e projekteve ishte angazhuar pa ndonjë procedurë të caktuar të rekrutimit, ndërsa kontratat e tyre ishin nënshkruar pas përfundimit të punëve; dhe shpenzimet tjera të projektit (material shpenzues; mjete për punë dhe shpenzime tjera që janë duhur gjatë gërmimit) ishin bërë pa ndonjë procedurë të prokurimit, duke anashkaluar ligjin e prokurimit publik.
Për më tepër, Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe MKRS kanë kompensuar punëtoret profesional dhe punëtorët ndihmës në teren, të angazhuar në realizimin e projekteve të trashëgimisë kulturore të lartpërmendura, me vlerë prej 254,795€, sipas rregullores nr. 01/2009 për pagesën e punëtorëve në teren, e cila është shfuqizuar me vendim të Kryeministrit
”.

MKRS ka bërë poashtu procedim të pagesave pa përfunduar punët. Bëhet fjalë për palestrën sportive në Istog, për të cilën ka paguar shumën prej 46,680 euro. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?
Lindja e Mesme

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Tashmë Facebook ju kursen internetin, gjen automatikisht Wi-Fi

Tashmë Facebook ju kursen internetin, gjen automatikisht Wi-Fi

Pas “timonit” dhe “tepsisë”, vjen “vota kuqezi”

Pas “timonit” dhe “tepsisë”, vjen “vota kuqezi”

Masakër artistike në plazhet shqiptare: pushues pa kokë dhe i gjymtuar

Masakër artistike në plazhet shqiptare: pushues pa kokë dhe i gjymtuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni