Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkelje të shumta nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, që nga shitja e biletave e deri te prokurimet

by te Sheshi
14/07/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Shkelje të shumta nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, që nga shitja e biletave e deri te prokurimet

Nga Blendi Gashi

Planifikimi i dobët i të hyrave dhe shpenzimeve në planin e biznesit 2017-2019, punësime jashtë planit të biznesit dhe mos zbatim i parimeve themelore në punësim, blerje e mallrave dhe shërbimeve pa procedura të prokurimit, dhënia e objektit me qira në kundërshtim me rregulloren, janë vetëm disa nga shkeljet e shumta që ka gjetur Auditi në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Në planin e biznesit të vitit 2017-2019 kjo ndërmarrje ka planifikuar shpenzime të përgjithshme më tepër se të hyrat për 165 mijë e 638 euro, respektivisht 17% më shumë.

Auditi tërheq vërejtjen se planifikimi i buxhetit që ndërmarrja të shpenzoj më shumë sesa të realizoj të hyra rrezikon qëndrueshmërinë dhe vijimësinë e ndërmarrjes.

Punësime jashtë planit të biznesit…

Në Planin e Biznesit 2017-2019, Stacioni i Autobusëve për realizimin e objektivave të saj ka paraparë nevojat për pranim të 20 punonjësve në 12 pozita të ndryshme.

Gjatë vitit 2017 ka punësuar 25 punonjës, pra 5 punonjës përtej planifikimit. Përveç, kësaj 8 nga 25 të punësuar ishin për pozita të ndryshme nga ato të planifikuara me plan të biznesit.

Pozitat e plotësuara me punonjës të ri që në plan të biznesit nuk ishin parashikuar ishin: p unëtorë në sportelin informativ – 1 vend; Mirëmbajtës i hapësirave të gjelbërimit – 1 vend; Inkasant në sportel – 1 vend; Drejtor teknik – 1 vend; Asistente Administrative – 1 vend; Pastrues- 2 vende; dhe Vozitës- 1 vend.

Për më shumë, procesi i rekrutimit për pozitën e drejtorit teknik përveç që nuk ishte paraparë me Planin e Biznesit, nuk janë zbatuar parimet themelore të afirmuara në legjislacionin e punës.

Gjatë kohës së zbatimit të auditimit (mars 2018), u.d i Kryeshefit Ekzekutiv ka marr vendim për ndërprerjen e kësaj marrëdhënie të punës.

Blerja e mallrave dhe shërbimeve pa procedura të prokurimit

Auditi ka gjetur se kjo ndërmarrje ka bërë blerje direkt nga operatorët ekonomik duke anashkaluar procedurat e prokurimit.

Arsyet sipas ndërmarrjes ishin: sepse ato ishin me vlera të vogla. Mirëpo në analizën e bërë  Auditi ka vërejtur se janë bërë disa blerje të mallrave ose shërbimeve me të njëjtën kompani ku shumica prej tyre ishin bërë me para të gatshme me vlera nën 100 euro.

“Rastet e identifikuara po i paraqesim si në vijim:  14 pagesa për furnizim me bileta autobusi, vlera e përgjithshme e të cilave ishte 1,280€; 39 pagesa për furnizim me material, vlera e përgjithshme e të cilave ishte 3,297€; 50 pagesa për furnizim me material zyre, vlera e përgjithshme e të cilave ishte 2,524€; 31 pagesa për furnizim me vegla pune, vlera e përgjithshme e të cilave ishte 1,503€; 14 pagesa për furnizim me material higjienik, vlera e përgjithshme e të cilave ishte 795€; dhe një pagesë për Mirëmbajtje të softwerit vlera e të cilës ishte 236€. Mangësitë e identifikuara kishin ndodhur për shkak të mos funksionimit të mjaftueshëm të kontrolleve të brendshme”, thuhet në raport.

Shkeljet e bëra nga Kryeshefi ekzekutiv…

Shkelje ka bërë edhe njeriu kryesor i ndërmarrjes, pra kryeshefi ekzekutiv pasi ai ka dhënë me qira pyrgun nga 01.06.2017 deri me 30.06.2022 për 481€ në muaj, i cili ka qenë pjesë e aktivitetit operativ të Stacionit të Autobusëve.

“Pyrgu nuk ka qenë e përfshirë në rregulloren për dhënien e lokaleve afariste në shfrytëzim të përkohshëm (qiradhënie) dhe tokës, sipërfaqes për vendosjen e objekteve të përkohshme nr. 02/101 të datës 26.01.2017 të nxjerr nga Bordi Drejtues. Kjo për shkak të menaxhimit të dobët dhe të kontrolleve të brendshme jo funksionale”, thuhet në raport.

Shkelje janë bërë edhe te faturat e pranuara pasi ato nuk janë protokolluar. Nga pagesat e testuara në kategorinë mallra dhe shërbime Auditi ka vërejtur se në 15 raste faturat e pranuara nuk ishin të protokolluara pasi që ato nuk ishin dërguar në arkiv për protokollim.

Shtim i të hyrave që s’ishin të përfshira në rregullore

Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj ndërmarrje ka bërë edhe një shkelje tjetër. Ai kishte nxjerr vendimin nr. 02/130 me datën 18.03.2016 për shtimin e dy të hyrave nga veprimtaria e saj, njëri për automjetet e punëtorëve të qiramarrësve në vlerë 18€ në muaj për një automjet, dhe për grup taksi të cilët e shfrytëzojnë hyrjen pa limit në vlerë 255€ në muaj. Këto dy lloje të hyrave nuk ishin të përfshira në Rregulloren e miratuar nga Bordi Drejtues.

Auditi tërheq vërejtjen se shtimi i këtyre të hyrave duhej të bëhej nga organi kompetent në këtë rast Bordi Drejtues e jo nga Kryeshefi Ekzekutiv, por thotë se kjo ka ndodhur për shkak të keq-menaxhimit dhe mungesës së mbikëqyrjes së mjaftueshme të BD ndaj ekzekutivit.

Shkelje në shitjen e biletave…

Shkelje tjetër që ka gjetur Auditi është mospërputhshmëria mes kuponave fiskal të regjistruar nga arka fiskale dhe Z-raporteve të dorëzuar në arkën administrative për të hyrat e shitjes së biletave.

“Kjo kishte ndodhur në dy arkat fiskale ( me nr. GK03300556 dhe GK03300552). Në këto dy arka fiskale ishin shtypur kuponë fiskal dhe Z-Raporte për të cilët nuk ishin shitur bileta. Barazimi i arkës ishte bërë vetëm me raportin e biletave të shitura dhe me paratë e dorëzuara nga bileta shitësit, por jo edhe me deklarimin elektronik të Z-Raporteve, i cili kishte krijuar një diferencë për këto dy arka fiskale në vlerë 61,295€. Këto diferenca kanë ndodhur nga janari 2017 deri në gusht të vitit 2017. Ne kemi bërë testimet e nevojshme për periudhën janar- gusht dhe nga mostrat e testuara kemi identifikuar se janë printuar kupona fiskal dhe Z-Raporte në vlerë 5,223€, prej të cilave kanë printuar dhe shitur bileta duke i inkasuar paratë në vlerë 2,616€, ndërsa kanë shtypur kupona dhe Z-Raporte për të cilët nuk kanë shitur bileta dhe nuk kanë dorëzuar ZRaporte në vlerë 2,608€. Gjegjësisht nga 32 Z-Raporte të arkës fiskale vetëm 15 prej tyre janë të mbuluara me bileta, ndërsa 17 Z-Raporte nuk ishin dorëzuar në Arkën Administrative pasi që për to nuk kishte shitje të biletave.
Në anën tjetër nr. i biletave në Llogarinë e biletave përputhet me parat e dorëzuar. Kjo do të thotë se për Z-raportet e pa dorëzuara nuk kanë bileta të shkruara nga bllokat dhe llogaria e biletave”, thuhet në raport.

Auditi tregon se këto parregullsi kanë ndodhur për shkak të dobësive të kontrollit të brendshëm në procesin e të hyrave dhe të raportimit i cili nuk ka arrite të përcjellë numrin serik të Z-raporteve të këtyre dy arkave fiskale, por bën të ditur se nga muaji tetor i vitit të kaluar ndërmarrja ka instaluar një softuer të ri i cili është i ndërlidhur automatikisht që në momentin kur inkasanti e printon biletën lëshohet edhe kuponi fiskal për atë biletë. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij
Sociale & Shoqëri

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025
Next Post
Pamje nga katastrofa japoneze, viktimat sa vijnë e shtohen

Pamje nga katastrofa japoneze, viktimat sa vijnë e shtohen

Helsinki: kjo është pjata Tramputin, kush të dojë le të hajë

Helsinki: kjo është pjata Tramputin, kush të dojë le të hajë

Belgjika shënon fitoren e dytë ndaj Anglisë, merr të bronxtën e Botërorit

Belgjika shënon fitoren e dytë ndaj Anglisë, merr të bronxtën e Botërorit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni