Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re e përshkroi veten si një “idiot” dhe u dorëhoq nga detyrat e tij, pasi shkelte kufizimet e rrepta të lëvizjes.
David Clark udhëtoi rreth 20 milje në plazh për të shëtitur me familjen e tij, raporton The Guardian.
Ministri tha se në një kohë kur qeveria u kërkonte qytetarëve të bënin një flijim historik dhe të qëndronin në shtëpi, ai veproi si “idiot” dhe kuptoi pse njerëzit ishin të zemëruar me të.
Ai më parë kishte tentuar të hynte në një park afër shtëpisë së tij në përgatitje të garave malore. /tesheshi.com/