Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me shkas nga rasti “Kokëdhima”: PS, një histori përjashtimesh

by te Sheshi
23/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Me shkas nga rasti “Kokëdhima”: PS, një histori përjashtimesh

Deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Koco Kokedhima during a parliamentary session.

Partia që lindi duke përjashtuar “mbetjet” e PPSH-së e ka pasur gjithmonë zët zërin kundër brenda saj; kush kritikon kryetarin është destinuar të lërë partinë. Historia flet vetë: që nga ikja e Metës me shokë e deri tek përjashtimi i Koço Kokëdhimës.  Si e mbyti çdo zë kundër kryetari i ri, Rama, që premtonte “legalizim të mendimit ndryshe”…

 Asambleja e Partisë Socialiste përjashtoi sot nga partia Koço Kokëdhimën, një njeri i importuar në parti nga kryesocialisti Edi Rama si miku i tij i ngushtë dhe këshilltari i tij. Jetëgjatësia politike Kokëdhimës në gjirin socialist ishte e shkurtër, ashtu si jeta parlamentare e tij. Pak muaj pas ardhjes në pushtet ai u bë “pashai i Jugut” ku emërimet partiake deri tek zgjedhjet e kryetares së Bashkisë Sarandë u bë me firmën e tij. Kokëdhima kuptoi se në PS sot je Pasha e nesër je armiku- në varësi të marrëdhënies me kryetarin Rama.

Përjashtimi i Kokëdhimës nuk është as i pari dhe as më i rëndësishme që kjo parti ka parë. Ajo e ka nisur historinë e saj të re (pas vitit ’90) duke pastruar veten nga Byroja Politike, që u përjashtua në kongresin e 10-të të partisë, aty ku dhe iu ndryshua emri nga PPSH në PS, por jo strukturat dhe elektorati dhe as shumë prej figurave që importoi nga sistemi komunist.

Kjo parti e drejtuar nga Fatos Nano nga viti 91 deri në vitin 2005 ka parë konflikte të brendshme të forta, deri në mocione për rrëzimin e kryetarit e deri tek përçarja e madhe e vitit 2004 me ikjen e Ilir Metës e grupit të tij, që shënoi dhe daljen në opozitë një vit më vonë. Por pas ardhjes së Edi Ramës në krye të partisë, përkundër paketës së tij të propozimeve për respektim të mendimit ndryshe dhe fraksioneve brenda saj, raprezalja ndaj kundërshtarëve vazhdon, herë e butë (me largim nga lista e deputetëve) e herë e ashpër ( me dënime publike).

Paaftësia e demokratizimit të partisë

“Vrasja e babës” shënoi ardhjen e Edi Ramës në PS. Gjëja e parë që bëri ai “vrau” babain politik, Fatos Nanon deri në atë pikë sa dhe aparatçinjtë militantë të selisë rozë nuk guxonin t’ia përmendin emrin kryetarit historik të partisë, që e kishte drejtuar atë dhe nga burgu.

Por “vrasja e babës” nuk ishte e mjaftueshme që ai ai të kishte partinë e projektuar sipas gustos së tij. “Baba” kishte lënë pas bijtë, deputetë dhe anëtarë kryesore me jetëgjatësi në parti dhe që ndiheshin socialistë me taban, ndryshe nga Rama, i cili e mori teserën vetëm kur vendosi të bëhej kryetar. Por spastrimi erdhi pikërisht për këtë grup, madje dhe për ata që ishin gjakosur në ’96-ën nga regjimi “Berisha”.

Ndryshe nga ç’kish premtuar kur kërkonte votën në kongresin e famshëm të vjeshtës 2005 kur premtonte legalizim të mendimit ndryshe, respektim të fraksioneve dhe parti gjithpërfshirëse (duke akuzuar Nanon se e përçau partinë), Rama tregoi në vazhdimësi se nuk i honepste dot socialistët me taban duke i larguar një nga një.

Shkrirja e LMN-në

Të vjetrit u organizuan në një lëvizje brenda partisë fill pas zgjedhjeve të vitit 2009 që mori emrin Lëvizja për Mendim Ndryshe dhe kishte brenda saj figura si Ben Blushi, Arben Malaj, Marko Bello, Andis Harasani, Albert Çaçi, etj.. Por kjo lëvizje e cila këmbënguli që PS-ja të hynte në parlament për ta bërë luftën politike aty dhe jo në rrugë, ishte e destinuar të dështonte dhe në zgjedhjet e ardhshme shumica e anëtarëve të saj nuk u bënë më deputetë. Rama u hakmorr duke i përjashtuar nga listat për të mbajtur vetëm Blushin me të cilin bëri një marrëveshje të përkohshme, e cila u prish pas zgjedhjeve të vitit 2013. Blushi sëbashku me mikeshën e tij Mimoza Havizi nuk janë më pjesë e PS-së, pasi zëri i tyre nuk u dëgjua kur kërkuan zgjedhje në parti. Ata kanë krijuar një parti të re.

Por Blushi dhe Havizi nuk janë të fundit të xhaketave të vjetra. Në zgjedhjet ardhshme pritet dhe një fshesë e fundit ndaj disa që kanë mbetur akoma, megjithëse të pazëshëm në parti, si Namik Dokle, Bashkim Fino e Arta Dade.

Largimi i bujshëm i Islamit

Largimi i Kastriot Islamit nga partia ka qenë përjashtimi më i bujshmi edhe për faktin se Islami vërtetoi se po i shërbente PD-së me analizat e tij të humbjes së partisë në vitin 2009 dhe të një kartoni kundër vendimit të grupit parlamentar në Kuvend, pasi u fut në radhët e demokratëve si deputetë fill pas përjashtimit.

Partizanë të përjashtimit të tij u bënë brezi i ri i sjellë në selinë rozë nga Rama, pikërisht ata të rinjtë e shkolluar jashtë nga të cilët pritej një mentalitet perëndimor.

Ishte Olta Xhaçka, sot e shpërblyer me postin e kryetares së gruas, që inicioi këtë përjashtim. “Partia ka një statut. Grupi ka një rregullore dhe në këto përcaktohet qartë kur janë rastet kur dikush duhet “të dënohet”, apo të përjashtohet, të marrë apo të mos marrë pjesë në forumet e partisë. Do të mbahet një qëndrim, që uroj të jetë i drejtë ndaj atyre njerëzve, që nuk kanë përmbushur detyrat, që kishin marrë përsipër nëpërmjet funksioneve që ende kanë”, thoshtë zëdhënësja e këtij përjashtimi në atë kohë.

Votimi për përjashtimin e Islamit do të konfiguronte dhe “armiqtë” e tjerë në parti, ndaj të cilëve do të hakmerrej më vonë. Votuan kundër përjashtimit Arben Malaj, TomDoshi, Marko Bello dhe Hazir Gashi,  Et’hem Ruka dhe PandeliMajko abstenuan, ndërkohë që Ben Blushi dheAndis Harasani nuk morën pjesë në mbledhje.

Përjashtimet e detyruara të Doshit e Prengës

Deputeti i Lezhës, Armando Prenga u përfshi në një konflikt me armënë Lagunën e Patokut në Laç, ku si pasojë e një përleshjeje mbetën të plagosur 7 persona, ndërsa deputeti socialist ra në prangat e policisë, si një ndër personat e përfshirë në ngjarje. Në këto rrethana grupi socialist për të shpëtuar fytyrën e përjashtoi Prengën nga partia.

E njëjta strategji u ndoq dhe me Tom Doshin, demokratin që i kishte siguruar vota socialiste në zonat ku PS-ja nuk e kishte menduar kurrë se mund të kishte elektorat. Doshi u përfshi në një skandal pas një videoje ku një “i penduar” rrëfehej se ishte paguar prej Ilir Metës për të vrarë Doshin. Konflikti publik që pasoi përfshiu në këtë skandal dhe deputetin Mark Frroku, aleat i PS-së. PS e përjashtoi Doshin nga partia dhe pse jo të gjithë deputetët ishin pro këtij ndëshkimi.

Në zgjedhjet e reja të 2017-ës, Rama mund të shpresojë ta ketë listën e tij të deputetëve pa probleme. Pas më shumë se 10 vitesh në krye të Partisë Socialist, Edi Rama, ia ka dalë të shuajë çdo zë kundër brenda partisë, ose duke u dhënë një “kafshatë” pushtet e duke i lënë në heshtje, ose duke i nxjerrë me shqelma nga dyert, ose duke “i blerë” ata që kanë guxuar ta kritikojnë. Ky nuk është një lajm i mirë për gjithë gazetarët që kanë mbuluar dikur lajmet e debateve të famshme brenda PS-së, kur ishte aty Nano dhe Meta, pasi nga ajo parti nuk ka më lajm….por më shumë se kaq ky është një lajm i keq për demokracinë, pasi demokracia e një vendi nis nga demokracia brenda partive. E majta shqiptare vazhdon të ruajë kultin e “kryetarit”, si në PS dhe në LSI, duke qenë vite dritë larg të majtës europiane të cilës tenton t’i ngjajë. /tesheshi.com/

Related Posts

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Next Post
Nxënësit i dhurojnë një palë atlete, reagimi i mësuesit është fantastik

Nxënësit i dhurojnë një palë atlete, reagimi i mësuesit është fantastik

Ronaldo i quan fëmijët e Halepit dhe Sirisë heronj të vërtetë dhe iu thotë: “Unë jam me ju!”  (video)

Ronaldo i quan fëmijët e Halepit dhe Sirisë heronj të vërtetë dhe iu thotë: “Unë jam me ju!” (video)

PTK e Kosovës: si u degradua dhe u shkatërrua nga politika

PTK e Kosovës: si u degradua dhe u shkatërrua nga politika

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni