Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se ka shkarkuar drejtorin e Shërbimit Sekret të SHBA-ve, Randolph Alles.
Ralles është njëri nga disa zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që janë shkarkuar, bën me dije CBS News.
Largimi i z. Alles vjen një ditë pasi Sekretarja për Siguri Kombëtare, Kirsten Nielsen, paraqiti dorëheqjen e saj nën presion mbi situatën në kufirin SHBA-Meksikë.
Dhjetra zyrtarë të lartë kanë dalë nga administrata e Trump që nga viti 2017.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Alles po e lë pozitën, por nuk u përgjigj nëse Trump e shkarkoi atë.
Urdhri nuk do të hyjë në fuqi deri më 12 prill, duke u dhënë zyrtarëve të SHBA-së mundësinë për të apeluar vendimin. /tesheshi.com/