Komisioni i Rithemelimit të PD ka ngriti një Komision për organizimin dhe drejtimin e procesit të referendumit të shkarkimit të Lulzim Bashës.
Kryetare e këtij Komisioni do të jetë Albana Vokshi, kurse anëtarë do të jenë Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja.
Këtij Komisioni i është ngarkuar detyra për të organizuar, mbikëqyrur dhe drejtuar referendumin që do të mbahet nesër deri në shpalljen e rezultateve.
Referendumi do të mbahet në të gjitha degët e PD në vend dhe do të votohet shkarkimi i Lulzim Bashës, sipas vendimit të marrë në Kuvendin e 11 dhjetorit. /tesheshi.com/